Aktualitet 2 Maj 2019, 14:10

Ruçi ende larg krizës politike, pret Ambsadoren e Palestinës në takim zyrtar

Shkruar nga Pamfleti
Ruçi ende larg krizës politike, pret Ambsadoren e Palestinës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e re të Shtetit të Palestinës, znj. Hana A. Shawa. Kryetari i Kuvendit i uroi Ambasadores suksese në përmbushjen e misionit të saj në Shqipëri dhe e siguroi për gadishmërinë e Kuvendit dhe të institucioneve shqiptare për ta mbështetur në kryerjen e detyrës.

“Shqipëria ka mbështetur në mënyrë të vazhduar dhe pa rezervë përpjekjet ndërkombëtare dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme, e që njihet ndryshe si procesi i bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinës. Në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të linjëzimit me politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Shqipëria i është bashkuar në mënyrë të rregullt pozicionit të njësuar të Bashkimit Evropian mbi procesin e paqes. Sipas këtij pozicioni, konflikti duhet të zgjidhet mbi bazë të formimit dhe funksionit të dy shteteve, që jetojnë në paqe e siguri, e ku Jerusalemi të jetë pjesë e kesaj zgjidhje, e dakordësuar nga të dy palët.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Ambasadorja Shawa shprehu kënaqësinë që është ngarkuar të drejtojë ambasadën e Shtetit të Palestinës në një vend të bukur dhe mik, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për mbështetjen e Shqipërisë ndaj çështjes palestineze dhe u zotua të punojë për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Shtetit të Palestinës, në fusha me interes reciprok.

Aktualitet