alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rudi Vata: Duka duhet të largohet, ka 20 vite që e mjel futbollin si lopë!

15/01/2022, 10:28
ne Sport
A A

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata është treguar i drejtpëdrejtë në lidhje me qëndrimin e tij, sa i përket kandidimit të Armnad Dukës sërish për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.


-Lexo edhe:

PSG-ja dhe Marseja nuk njohin kufi me shpenzimet në merkato, UEFA gati të ndëshkojë kampionët e Francës dhe marsejezët

Sherri në përfundim të supersfidës Çelsi-Totenhem/ Tuhel e pëson më keq, Konte ia hedh paq, Federata ndëshkon ‘luftën e ftohtë’ mes 2 trajnerëve

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Vata thotë se duhet ndryshim në futbollin shqiptar dhe se presidenti Duka, nuk ka çfarë të japë më, sepse deri tani vetëm e ka shfrytëzuar postin që mban. Ai argumenton në detaje se çfarë i duhet futbollit shqiptar sot dhe se si mund të ndryshojë situata në të cilën është.

“Kur ke një lopë të mirë që vetëm bën qumësht dhe këtë lopë nuk e ke pasur kurrë tënden, por ta kanë dhuruar, sigurisht që ti do ta mbash këtë lopë, sepse prodhon dhe qumështi është i mirë. Po të dish ta mjelësh si lopçar, futbolli kështu është.

Si çdo institucion në Shqipëri që milet nga ata persona që janë në krye të tyre, kështu është edhe puna e futbollit. Është mjelë për 20 vjet në mënyrën më barbare të mundshme. Kaq. Këtu nuk bëhet më fjalë për futbollin. Këtu flitet për lopën dhe biznesin e tyre, sepse këta nuk e kanë mendjen të bëjnë futboll. Nuk kanë si të ndërtojnë futboll, sepse e para, nuk vijnë nga shkolla e futbollit. Futbolli, përveçse është pasion, është edhe një lloj dashurie për lojën. Këtu nuk bëhet fjalë për dashurinë për lojën, këtu bëhet fjalë për të mjelë lopën. Institucioni i futbollit është lopë e mirë shumë, duke filluar nga të gjitha grumbullimet e grupmoshave të Kombëtares. Çdo vit dalin grupmosha të reja, çdo sezon ndryshojnë disa rregulla. Pra, kjo është historia e lopës. Këtyre që ia kanë dhënë lopën, jo se e kanë merituar t’ia japin.”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Vata ka komentuar dhe kandidimin e tij për postin e kreut të FSHF, duke thënë se ai është mësuar ti fitojë gjërat me ndershmëri, ndërsa shton se futbolli shqiptar është kthyer në një matrapazllëk të pashoq.

“Unë sigurisht që kam qenë kandidat për të qenë president i FSHF-së, por unë si Rud jam mësuar t’i fitoj gjërat me ndershmëri, me punë, me djersë e me sakrifica dhe këtë ia transmetoj edhe fëmijëve të mi, edhe brezave. Sepse, gjëja më e bukur në botë, gjëja që të shijon më shumë është kur t’i nëpërmjet punës, nëpërmjet sakrificave, nëpërmjet qëllimit tënd, nëpërmjet asaj që t’i bën për të dalë te suksesi, e arrin me meritat e tua. Unë çdo gjë jam munduar ta arrij me forcat e mia dhe e kam arritur gjithmonë dhe sot kam, si të thuash, një pozicion komod dhe nuk kam pritshmëri prej askujt, sepse kam punuar për të dalë te qëllimi im. Në Shqipëri, ty ta dhurojnë postin e ministrit, ta dhurojnë postin e zv/ministrit, por edhe postin e kryeministrit. Nuk ka moral në Shqipëri, është vend rrenash. Shqipëria nuk është vend burrash të ndershëm.

Diku e kam lexuar, e ka thënë Faik Konica: “Shqipëria nuk bëhet kurrë pa u bërë mashkulli burrë”. Dhe kjo, pa u bërë mashkulli burrë, ka domethënie të madhe. Për t’u bërë burrë i mirë, sepse ka me shumicë meshkuj të këqij. Ne ankohemi shumë prej grekut e serbit, por të këqijat Shqipërisë ia kemi bërë ne, ata që kanë pasur mundësi të kontribuojnë për Shqipërinë këto vitet e fundit. Aty janë bërë masakrat prej shqiptarëve, jo nga serbi dhe jo nga greku. Kështu që, futbolli shqiptar për mua është kthyer në një matrapazllëk ta pashoq, siç është kthyer drejtësia në matrapazllëk, siç janë kthyer pronat në matrapazllëk. Siç është kthyer çdo institucion, nuk ka si të jetë ndryshe FSHF-ja.”, tha Vata

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter

PD publikon tjetër video: Të bashkuar Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës

Ilir Meta, ‘dru’ nga rakija: shantazh agresiv Kushtetueses për shkarkimin

Ilir Meta, ‘dru’ nga rakija: shantazh agresiv Kushtetueses për shkarkimin

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In