Aktualitet27 Mars 2019, 14:08

Rudina Hajdari “investim” ndërkombëtar në politikë, kreu i BE e ka në krah në të gjitha takimet

Shkruar nga Pamfleti
Rudina Hajdari “investim” ndërkombëtar në

Rudina Hajdari “investim” ndërkombëtar në politikë, kreu i BE e ka në krah në të gjitha takimet

Takime në Shkodër e bashkitë e këtij qarku, në Tiranë, në takimin e djeshëm ku Soreca bashkë me ambasadorët e vendeve të BE mblodhi anëtarët e opozitës Bylybashi, Pollo, Tabaku, Mediu e Gjosha, ishte në krah dhe Rudina Hajdari. Madje ka folur dhe në emër të përfaqësuesve të opozitës, duke treguar qartë se është një pikë reference dhe partner i besueshëm i SHBA e BE në politikën shqiptare. Nuk përjashtohet mundësia e një mbështetjeje ndërkombëtare për një opozitë të re politike, rreth vajzës së Azem Hajdarit

Vajza e Azem Hajdarit po fiton çdo ditë e më shumë “terren” në politikën shqiptare, si një zë ndryshe dhe artikulim shpresëdhënës për të djathtën në Shqipëri.

Eshtë bërë “rrugë” tashmë që, në të gjitha takimet e fundit të ambasadorit të BE, Luigi Soreca, Rudina Hajdari të jetë në krah të tij. Madje të jetë një zë i fortë dhe epelues për politikën e qytetarët shqiptarë.

Rasti i takimeve në Shkodër dhe bashkitë e këtij qarku, në Tiranë disa herë, por dhe në takimin e djeshëm ku Soreca bashkë me ambasadorët e vendeve të BE kishte takim me anëtarët e opozitës Bylybashi, Pollo, Tabaku, Mediu e Gjosha, ishte në krah dhe Rudina Hajdari.

Madje ka folur dhe në emër të përfaqësuesve të opozitës, teksa ka nënvizuar se “ishte një shkëmbim i hapur idesh dhe pikëpamjesh me kolegët e opozitës dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj.

Prioriteti kryesor është gjetja dhe zbatimi i rrugëve për të realizuar vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Kjo tregon qartë se Rudina Hajdari është një “investim” i fortë ndërkombëtar për politikën shqiptare, ku SHBA e BE po e mbështesin për një sistem të ri politik në Shqipëri.

Pavarësisht se flet në emër të opozitës apo siç deklarohet dhe vetë Rudina Hajdari se flet si pjesë e PD, nuk përjashtohet mundësia e një mbështetjeje ndërkombëtare për një opozitë të re politike, nëse nuk ia del të jetë epiqendër e zhvillimeve progresive brenda demokratëve.

E sigurtë është se Rudina Hajdari është një pikë reference dhe partner i besueshëm i SHBA dhe BE në politikën shqiptare.

Vajza e Azem Hajdarit nuk e ka lënë mandatin e saj të deputetit dhe prej asaj dite nuk është bashkuar me opozitarët në protestat e tyre./Pamfleti

Kryesore kreu i BE e ka në krah në të gjitha takimet Rudina Hajdari “investim” ndërkombëtar në politikë