Aktualitet12 Shtator 2019, 19:01

Rudina Hajdari nuk pret në shtëpi Berishën e Bashën, SHBA e ka informuar kush është vrasësi i Azemit

Shkruar nga Pamfleti
Rudina Hajdari nuk pret në shtëpi Berishën e Bashën, SHBA e

Rudina Hajdari nuk pret në shtëpi Berishën e Bashën, SHBA e ka informuar kush është vrasësi i Azemit

Rihapja e gjykimit të vrasjes së Azem Hajdarit me kërkesë të Izet Haxhisë ish truprojës së Berishës, i cili akuzon ish shefin e tij si njeriun kryesor të planit të vrasjes, dhe qëndrimi i deputetes Rudina Hajdari shumë pranë amerikanëve, bëri që vajza e Azemit të distancohej nga ish kryeministri por dhe nga familja e saj. Përçarja u “majis” akoma më shumë në 21 vjetorin e vrasje, kur Rudina nuk ishte në shtëpi, gjatë vizitës së Berishës e Bashës pas ceremonisë. Ky refuzim i vajzës së Azemit tregon shumë për qëndrimin e saj dhe informacionet që disponon

 Lideri i Dhjetorit Azem Hajdari mbushi 21 vite nga dita kur u ekzekutua para selisë së Partisë Demokratike, një vrasje e cila vijon të trondisë dhe sot shqiptarët.

E cilësuar si “vrasja e shekullit”, ende nuk është dhënë një zgjidhje përfundimtare se kush kanë qënë urdhëdhënësit dhe ekzekutorët e vërtetë të Azemit, ndonëse janë dënuar me burg Izet Haxhia me vëllezërit e tij, Jaho Salihi Mulosmani.

Ndërkohë që tërheqja e “këmbëzës”, pra ekzekutimi, i është faturuar të ndjerit Fatmir Haklaj.

Esktradimi i Izet Haxhisë, ish truprojës së Sali Berishës nga Turqia, rihapja e gjykimit për vrasjen e liderit të Dhjetorit dhe zvarritja e këtij procesi pafundësisht nga gjyqtarët shqiptarë, e ka ndërlikuar shumë situatën.

Izet Haxhia akuzon Sali Berishën si njeriun që organizoi vrasjen e Hajdarit dhe paralajmëron se në përballjen me të në gjyq do t’ia numërojë në sy dhe publikisht të gjitha faktet dhe provat që e implikojnë ish liderin e PD.

Njëherësh, rihapja e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit ka bërë që dhe në familjen e ish liderit të Dhjetorit, të ketë probleme, të hyjë “krimi” i dyshimit dhe i përçarjes.

Rudina Hajdari, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke qënë afër amerikanëve, menjëherë pas ekstradimit të Izet Haxhisë dhe deklaratave të tij se Sali Berisha është njeriu kryesor përgjegjës për vrasjen e Azemit, filloi një distancim të menjëhershëm.

Duke qënë se organet ligjzbatuese amerikane kanë dijeni për gjithçka që ndodh në Shqipëri, nuk përbën habi qe ata ta kenë informuar deputeten Hajdari për gjithçka nga dosja reale e vrasjes së Azem Hajdarit, babait të saj.

Teksa është distancuar nga Berisha, Rudina Hajdari s’ia fal me sa duket as nënës së saj Fatmira Hajdari, e cila si gjyqtare për vite me radhë jo vetëm që s’bëri asnjë hap për të zbardhur vrasjen e bashkëshortit, por tashmë së fundmi po shërben dhe si pengesë për rihetimin e kësaj vrasjeje.

Përplasja e fortë e Hajdarit me Berishën por dhe me familjen e saj, u duk dhe ditën e sotme, me rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, teksa janë zhvilluar tre ceremoni të ndryshme duke ndarë politikën, por edhe familjen.

Rudina Hajdari, vajza e liderit të Dhjetorit vendosi që të shkonte fillimisht në ceremoninë e Kuvendit te varrezat e dëshmorëve ku ishin të pranishëm dhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, kryetarja e Komisionit të Jashtëm dhe deputete PS Mimi Kodheli, por edhe deputetë të opozitës së re. Ajo i ka falenderuar për respektin ndaj babait të saj.

Më pas Rudina Hajdari së bashku më familjen e saj dhe Berishën e Bashën ishin tek memoriali pranë ish-selisë së PD-së, ku u vra Azemi dhe më pas shkoi sërish te varrezat e dëshmorëve me familjen dhe drejtuesit e PD-së.

Mirëpo pas ceremonisë te memoriali e varrezat Lulzim Basha me Sali Berishën, Bujar Nishanin dhe eksponentë të tjerë të PD kanë shkuar në familjen Hajdari, pikërisht aty ku ka jetuar dhe vetë lideri i Dhjetorit deri në momentin kur u vra.

Në foto duken Fatmira Hajdari me dy djemtë, Sali Berisha me Lulzim Bashën por mungon vajza, Rudina Hajdari, e cila me sa duket nuk ka preferuar të ulet së bashku me liderët e opozitës.

Një refuzim ky i vajzës së Azemit që tregon shumë për qëndrimin  e saj dhe informacionet që ka./Pamfleti/

Kryesore Rudina Hajdari nuk pret në shtëpi Berishën e Bashën SHBA e ka informuar kush është vrasësi i Azemit