Sport10 Shkurt 2022, 16:45

“Ruleta e penalltive” ‘vret’ Egnatian, Laçi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
“Ruleta e penalltive” ‘vret’ Egnatian, Laçi

“Ruleta e penalltive” ‘vret’ Egnatian, Laçi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Drama e penalltive pëcakton ekipin e radhës që pret biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në një ndeshje me emocione pa fund në shtëpinë e kurbinasve, ishin këta të fundit që arritën të avanconin më tej me vuajtje pa fund ndaj Egnatias.

Të dyja ekipet zhvilluan një betejë të madhe për të arritur gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Nga njëra anë vendasit sulmuan pa fund e nga ana tjetër miqtë bënë një mur të madh për të mos pësuar gol.

Sfida ishte shumë e fortë dhe emocionuese për Laçin, që në pjesën e parë u mundua të shënonte pa ia dalë me sukses.

Në pjesën e dytë kurbinasit rritën presionin dhe mbetën gjithnjë në sulm, teksa portieri i Egntatias, Puja ishte ndër më të mirët në fushë, duke kthyer pothuajse çdo gjuajtje nga lojtarët vendas.

Në minutën e 76, Abgerkponu u nxitua duke u futur në fushë pa miratimin e arbitrit, i cili e ndëshkoi me të dytin e verdhë dhe Egnatia mbeti me 10 lojtarë.

Minutat e mbetura u luajtën vetëm në portën e rrogozhinasve që u mbrojtën në mënyrë perfekte për ta çuar ndeshjen në shtesa. Me duelin e parë 1-1 në Rrogozhinë, nuk pati më gol në fushë të huaj ndaj dhe sfida shkoi në 30 minuta shtesë.

As shtesat nuk prodhuan gola, teksa penalltitë në fund vendosën gjithçka e mes gabimeve të të dyja skuadrave, ishte Laçi që në fund mbylli 3-2 sfidën.

Sport Egnatia Kupa e Shqipërisë Laçi