Sport21 Korrik 2019, 16:02

Rumenige i rrëmben lojtarin Guardiolës: Ai nuk e di se çfarë po bën Bayern!

Shkruar nga Pamfleti
Rumenige i rrëmben lojtarin Guardiolës: Ai nuk e di se

Bayern nuk ndalet në ofensivën e tyre për të transferuar në Leroy Sane. Gjermanët e kanë të domosdoshme afrimin e të paktën një sulmuesi krahu. 23-vjeçari nuk pranon të rinovojë me City-n dhe shtyn klubin ta shesë.

Pep Guardiola në një intervistë deklaroi se nuk ka ardhur asnjë ofertë drejt City-t për Sane dhe shpreson që lojtari të qëndrojë në “Etihad Staduim”. Kjo deklaratë e trajnerit spanjoll ka nxitur reagimin e drejtorit të kampionëve gjerman, Rumenige.

“Nuk e di nëse Pep di gjithçka që ndodh në klubin e tij. Sa i përket Sane, në momentin që do të kemi diçka për t’iu komunikuar, do e bëjmë. Për momentin nuk jemi në atë fazë”, deklaroi Rumenige.

Sport Bayern Munchen Pep Guardiola