Bota26 Mars 2022, 17:51

Rusët e kishin paralajmëruar, mina pranë Bosforit vë në alarm turqit

Shkruar nga Pamfleti
Rusët e kishin paralajmëruar, mina pranë Bosforit vë në

Ditën e sotme, autoritetet turke u alarmuan pasi gjetën një minë detare, në Detin e Zi, në një zonë në veri të Stambollit.

Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi Rusia kishte paralajmëruar që disa mina ishin shkëputur nga portet ukrainase dhe kishin dalë në det të hapur.

Një skuadër e përbërë nga anije luftarake dhe varkat e Rojës Bregdetare arritën të siguronin minën dhe ta largonin nga zona e mbipopulluar me anije dhe mjete të tjera lundruese. Objekti u pikas për herë të parë nga peshkatarët pranë ngushticës së Bosforit, thanë autoritetet detare lokale.

Një dëshmitar i tha se dëgjoi një zhurmë të fortë në fshatin bregdetar të Rumelifenerit, ku ishin aktive anije detare dhe avionë ushtarakë dhe helikopterë.

Turqia ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë. Kievi i hodhi poshtë pretendimet e Moskës se minat ukrainase kishin dalë në det të hapur dhe i quajti përpjekje për të shkaktuar panik dhe mbyllur kalimet detare.

Deti i Zi është një portë kyçe për transportin e grurit, vajit dhe produkteve të tjera vajore.

Bota #Bosfor TURQI