Aktualitet22 Gusht 2022, 11:11

Rusët hynë në 3 drejtime të ndryshme, Shqipëria konsulta me NATO-n; çfarë është zbuluar nga telefonat e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Dy ditë pas ngjarjes  në Uzinën e Gramshit, detajet të reja janë zbardhur për tre të huajt e arrestuar.

Mësohet se prokurorët kanë dyshime se 2 shtetasit rusë dhe ai ukrainas janë spiunë dhe kanë përdorur telegramin për komunikim.

Gjithashtu është bërë ekzaminimi i aparateve celulare që u janë gjetur 3 të huajve.

Në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera kompromentuese të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

Për prokurorinë përforcohen dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

Gjithashtu TCH raporton se Fiodor Mihailoviç, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin kanë hyrë në Shqipëri nga drejtime të ndryshme dhe jo në të njëjtën kohë, ç’ka është edhe karakteristike për organizimin e një grupi spiunazhi nga shërbimet inteligjente.

Ata kanë hyrë nga Muriqani, Porti i Durrësit dhe aeroporti i Rinasit në data të ndryshme përgjatë muajit gusht.

Autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike e dronë në të cilat janë gjetur foto të objektivave ushtarake në Shqipëri.

Gjetjet, grupi hetimor po i konsulton me NATO-n.

Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, të dy shtetas rusë si dhe 25 vjeçari me shtetesi ukrainase Fiodor Mihailoviç u ndaluan më 20 gusht 2022, pasi filmuan ambientet e Uzinës Ushtarake të Gramshit. Zorin sulmoi dy ushtarë me spraj neuroparalizues në tentativën për tu larguar ndërsa dy të tjerët e prisnin me “Chevrolet” jashtë ambienteve të Uzinës’

Ata po hetohen për tre vepra penale;“Goditje për shkak të detyrës”, Sigurim i informatave” kryer në bashkëpunim dhe “Dhënie e informatave sekrete”. Nëse ata shpallen fajtorë rrezikojnë deri ne 10 vite burg.

Aktualitet #Rusët në Shqipëri Hetimet