
Rusët kanë nisur të largohen pas urdhrit të Vladimir Putin për mobilizim ushtarak. Imazhet e reja satelitore tregojnë qartë një numër të madh personash të cilët po arratisen nga Rusia.
Sipas mediave të huaja mësohet se rusët janë duke ikur në Gjeorgji dhe Mongoli pas urdhrit të Vladimir Putin për të mobilizuar qindra mijëra rezervistë për konfliktin në Ukrainë.
Imazhet tregojnë radhë automjetesh, kamionë mallrash dhe makina, duke pritur në bllokime të gjata trafiku duke u përpjekur të kapërcejnë kufijtë.
Ndërkohë, ditën e djeshme u tha se presidenti Vladimir Putin planifikon të rekrutojë rreth 1.2 milionë qytetarë, për t’i dërguar në luftë në Ukrainë.
Mirëpo, kjo gjë u hodh poshtë nga zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.