Bota13 Maj 2022, 09:36

“Rusët janë frikacakë”, Zelensky: Humbja strategjike e Putinit është e qartë, këtë po e merr vesh e gjithë bota

Shkruar nga Pamfleti

“Rusët janë frikacakë”, Zelensky: Humbja strategjike e Putinit është e qartë, këtë po e merr vesh e gjithë bota

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ka pësuar një disfatë të madhe strategjike në vendin e tyre.

“Rusisë thjesht i mungon guximi për ta pranuar këtë”, tha Zelensky në fjalimin e përditshëm për popullin e tij.

Zelensky gjithashtu i quajti forcat ruse “frikacakë”, të cilët “po përpiqen të fshehin të vërtetën pas sulmeve raketore, ajrore dhe artilerie”.

Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ai falënderoi infermierët dhe mjekët ndihmës për shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, por shtoi se forcat ruse kishin shkatërruar 570 objekte të kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës.

 

 

Bota Rusi Ukrainë. Vladimir Putin Volodymyr Zelensky