
Nënkryetari i bashkisë së Kievit Volodymyr Bondarenko i ka dërguar një letër për Fondin e Lirisë së Ukrainës, ku i kërkonte ndihmë për pajisjen me 200 mijë maska respiratorë, të njohur edhe si maska kundra gaz.
Një kërkesë e tillë arsyetohet më mbrojtjen e ushtarëve ukrainas ndaj sulmeve të mundshme ruse me armë kimike.
Fondi i Lirisë së Ukrainës, është një organizatë jofitimprurëse që ka një filial në Ukrainë dhe po punon për të siguruar materiale mbrojtëse për trupat ukrainase.
“Për shkak të pushtimit në shkallë të gjerë të trupave ruse në territorin e Ukrainës, ekziston një kërcënim për dëmtime kimike për popullatën e Ukrainës dhe qytetarët e Kievit në veçanti. Në emër të kryetarit të bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, qytetarëve të komunës së Kievit dhe shoqërisë ukrainase, kërkojmë ndihmë humanitare, kryesisht në formën e pajisjeve mbrojtëse personale (respiratorë, sipas kërkesave teknike në bashkëngjitje), për qendrën e ndihmës humanitare në Kiev”, i shkroi Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kievit Volodymyr Bondarenko, UFF-së, raporton CNN.
Kjo kërkesë tregon se ukrainasit besojnë se shumë shpejt do të jetë nevoja që këto maska të përdoren, pra se shumë shpejt, Ukraina pret sulme me armë kimike në vend. Sigurimi i këtyre maskave gjithsesi duket i vështirë tani për tani, sipas UFF-së.