Bota31 Maj 2022, 15:40

Rusët përparojnë në Donbas, rëndësia që ka rajoni për Putinin

Shkruar nga Pamfleti
Rusët përparojnë në Donbas, rëndësia që ka

Rusët përparojnë në Donbas, rëndësia që ka rajoni për Putinin

Ushtria ruse e ka përqendruar ofensivën ushtarake në Donbas, rajoni që ishte dhe preteksti i nisjes së konfliktit. Donbasi, mbulon pjesën më të madhe të Ukrainës lindore dhe ka qenë vija e parë e konfliktit të Ukrainës dhe Rusisë që nga viti 2014.

Por tashmë njerëzit këtij rajoni, të plagosur nga tetë vjet luftime, e kanë të veshtirë të durojnë edhe një sulm tjetër më intensiv. Forcat ruse po afrohen në qytetin e Severodonetsk dhe po bëjnë përparim gradual në disa pjesë të rajonit. Disa sulme janë zmbrapsur nga kundër-ofensivat ukrainase.

Dështimet për të pushtuar Kievin dhe rajonet qendrore të Ukrainës në muajt e parë të pushtimit nënkuptuan se Donbasi u bë pika qendrore e ambicieve ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan BBC.

Një fitore ruse në rajon do të tmerronte Perëndimin, por mund të shpëtonte qëllimet e luftës të Putinit, ndërsa një disfatë mund të çimentonte pushtimin e tij si një dështim historik. Sido që të jetë, është pothuajse e sigurt që do të shkatërrojë akoma më shumë rajonin e Donbasit, një vend historik dhe kulturor i rëndësishëm, afërsia e të cilit me Rusinë ka diktuar një pjesë të madhe të ekzistencës së saj të trazuar.

Ata që kanë jetuar dhe studiuar në rajon e përshkruajnë atë si një qendër të pavarur dhe të ashpër të industrisë që ka mbetur dyshuese ndaj forcave të jashtme për dekada të tëra.

Bota @Donbas Putin ruse