Kronike 5 Tetor 2022, 11:39

Rusi 28 vjeçar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, gati për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti
Rusi 28 vjeçar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge,

Rusi 28 vjeçar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, gati për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë

Denis Borisov, rusi 28 vjeçar që u arrestua të shtunën e kaluar nga Policia e Durrësit, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Mësohet se Borisov, do të ekstradohet drejt Gjermanisë pasi akuzohet atje për trafik droge.

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim për nisjen e procedurave për ekstradim, por pritet dosja nga autoritetet gjermane brenda 40 ditëve. Ndërkohë që është vendosur që ai të mbetët ne qeli nga Gjykata e Durrësit.

Kujtojmë që 28-vjeçari u kap në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit nga FAST Albania, gjatë operacionit në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani.

28-vjeçari, në bashkëpunim  shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Kronike #Denis Borisov ekstradim trafik droge