Bota22 Maj 2022, 15:13

Rusia bombardime në Zaporizhzhia dhe Kherson, shënohen disa viktima

Shkruar nga Pamfleti
Rusia bombardime në Zaporizhzhia dhe Kherson, shënohen disa viktima

Rusia ka vijuar me bombardimet në Ukrainë duke shkaktuar të tjera viktima. Trupat ruse raportohet se kanë kryer një sulm me raketa në një fshat në rrethin Vilniansk të rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës. Sipas “Sky News” nga sulmi ka pasur edhe viktima, por nuk ka një numër fiks zyrtar.

Administrata ushtarake e rajonit deklaroi: “Në orën 02:44 më 22 maj, trupat ruse lëshuan raketa mbi infrastrukturën civile në një fshat në rrethin Vilniansk të Zaporizhzhia Oblast”.

Ndërkohë tre persona u vranë gjatë një bombardimi në fshatin Bilozerka në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, raportoi Independent.

Banorët citohet të kenë thënë: “Dëgjuam dy ‘sulme. Tubat e gazit ishin dëmtuar”.

“Kjo ndodhi pranë rrugëve Kherson dhe Soborna”, thanë ata.

Bota Rusi sulme Ukrainë.