Bota 9 Shkurt 2022, 21:59

Rusia dhe rendi i ri botëror

Shkruar nga Pamfleti
Rusia dhe rendi i ri botëror

Shkruan Anthony J.Constantini

“American Conservative”

Bota vazhdon ta mbajë frymën pezull, teksa Rusia po negocionon me Perëndimin mbi fatin e Ukrainës. Rusia ka kërcënuar me ndërmarrjen e veprimeve “ushtarako-teknike”, në rast se SHBA-ja nuk do të arrijë ta mbajë jashtë NATO-s Ukrainën, ndërsa po zhduket çdo dyshim i mbetur mbi mundësinë e një pushtimi.

Se përse Rusia mund të ketë zgjedhur pikërisht këtë moment për të pushtuar vendin fqinj, kjonuk është plotësisht e qartë. Disa analistë besojnë se Rusia po kundërpërgjigjet ndaj politikës së paqëndrueshme të Amerikës; të tjerë kërkojnë përgjigje nga Lufta e Ftohtë.

Madje disa kthehen disa shekuj pas në kohë:Pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Sekretari i atëhershëm i Shtetit John Kerry tha se ajo “po sillej njëlloj si në shekullin XIX-të”. Por si për ironi, në vend se ta kthejë kokën pas, Amerika duhet t’i kushtojë vëmendje qasjes që pati një nga figurat më të rëndësishme të Luftës së Ftohtë, presidenti John F. Kennedy, që në një rast deklaroi se “ata që shohin vetëm nga e kaluara apo e tashmja, me siguri që do t’ju mungojë e ardhmja”.

Dhe në fakt, presidenti rus Vladimir Putin nuk po sheh nga e kaluara. Me një sy në të tashmen, ai e ka mendjen tek e ardhmja e zonës përreth Rusisë. Në këtë mënyrë ai duket se ka bërë një zbulim:Bota ndodhet në mesin e një tranzicioni 30-vjeçar nga rendi botëror bipolar i shekullit XX-të, në një rend të ri botëror shumëpolar në shekullin XXI-të.

Dhe ai po manovron që Rusia të jetë sa më e mirë-pozicionuar në këtë rend të ri.

Lufta e Ftohtë bipolare e shekullitXX-të ka përfunduar prej kohësh, ashtu si edhe pasojat afatshkurtra të unipolaritetit, kur Amerika ishte e pakundërshtueshme.

Sot,Kina është bërë kundërshtarja kryesore e Amerikës, teksa Rusia e ka marrë veten nga kaosi i viteve 1990. Edhe Bashkimi Evropian ka të gjitha elementët për të qenë një superfuqi:zotëron armë bërthamore, ka një industri armësh në lulëzim të plotë, një PBB që i afrohet asaj të Amerikës, dhe afro 450 milionë njerëz.

SHBA duhet të përgatitet ndaj këtyre fuqive në rritje. Në vend të kësaj, Amerika i ka kaluar 30 vitet e fundit duke i bllokuar institucionet e epokës së Luftës së Ftohtë si NATO, në një periudhë ku ato nuk po i përshtaten përpjekjes për të ruajtur sa më shumë unipolaritetin e viteve 1990.

Ndërkaq, larg dëshirës për të rikthyer vitet 1990, Rusia ka qenë e dëshpëruar për të ecur përpara. Pas Luftës së Ftohtë, Moska mezi e shmangur zhytjen në anarki. Sipas pikëpamjes së Moskës, Perëndimi përfitoi nga kjo dobësi, dhe depërtoi në sferën ruse të ndikimit, duke zgjeruar NATO-n dhe BE-në, derisa tanket amerikane ishin vetëm qindra kilometra largkryeqytetit rus.

Por Amerika e pa ndryshe:Sa më shumë që Rusia të ekspozohej ndaj Perëndimit, aq më shumë do të demokratizohej ajo. Deri në vitin 2009, kur ishte më se qartë se kjo nuk po ndodhte, administrata Obama mendonte ende se marrëdhëniet SHBA-Rusi mund të rivendoseshin thjesht duke shtypur një buton.

Kjo ishte arsyeja pse Uashingtoni u trondit aq shumë në vitin 2014, kur Rusia “u soll njëllojsi në shekullin XIX-të”. Në fakt Rusia nuk po vepronte si një fuqi e shekullit XIX-të, por si një fuqi globale. Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishte lejuar kurrë Perëndimin të afrohej kaq afër, dhe as Perandoria Ruse.

Krimea ishte një port vendimtar, dhe në vitin 2014 Rusia ishte gati ta humbte atë përballëBE-së, ndoshta edhe NATO-s. Duke zbuluar se bota ishte në një periudhë tranzicioni, Rusia e kuptoi se Perëndimi i çorientuar do të ishte i pafuqishëm për ta penguar atë nga pushtimi i gadishullit.

Tani, 8 vjet më vonë, Ukraina është e vendosur të anëtarësohet në NATO, dhe së shpejti do të zhvillohet ushtarakisht deri në atë pikë, ku një pushtim do të ishte shumë i kushtueshëm për Moskën. Për më tepër, tranzicioni ndërkombëtar është ende në vazhdim, gjë që mund të mos jetë kështu pas një dekade.

Rusisë po i mbaron hapësira për të vepruar. SHBA dështoi ta kuptonte këtë gjë, sepse sapo mbaroi Lufta e Ftohtë ajo e pajtua me idenë se ne kishim arritur në “fundin e historisë”, dhe se tashmë demokracia liberale do të ishte përgjithmonë një normë në mbarë botën.

Por 30 vjet më vonë,është rikthyer një konkurrencë midis fuqive të mëdha, e ngjashme me atëpara Luftës së Parë Botërore. Vetëm se këtë herë fuqitë kanë armë bërthamore. Atëherë, si duhet të reagojë SHBA ndaj kësaj epoke të re, dhe si duhet t’i qaset ajo Rusisë?

Që të përgatitet si duhet për këtë epokë, Amerika duhet ta bëjë të qartë se kush është rivalja e saj kryesor:Kina. Deri kohët e fundit, klasa menaxheriale e Amerikës ka pasur frikë nga ky koncept. Por tani korporatat amerikane duhet ta kuptojnë se përkulja ndaj Kinës nuk është mëe pranueshme, ashtu siç nuk ishte dikur e pranueshme përkulja ndaj Bashkimit Sovjetik.

Studiot kinematografike që i binden sjelljeve të Kinës, nuk duhet të marrin asnjë mbështetje nga institucionet qeveritare, ndërsa sportistët që shprehin simpati ndaj Kinës duhet të turpërohen siç do të ndodhte dikur me simpatizantët e Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë, Amerika duhet ta pranojë se Evropa nuk është më qendra e botës. NATO, e centralizuar rreth Atlantikut Verior, është një mjet i pakuptimtë me të cilin mund të frenohet Kina. NATO duhet të rindërtohet dhe të shndërrohet në një organizatë të bazuar më pak tekgjeografia, dhe më shumë në llojin e qeverisjes.

Pasi një aleancë gjeografikisht e larmishme do të ishte më e aftë për t’u përballur me kërcënimet që do të lindin në një botë shumëpolare, dhe do ta pakësonin ndjeshëm barrën financiare të Amerikës. NATO duhet të jetë në të ardhmen gjithëpërfshirëse ndaj të gjitha demokracive, liberale apo jo–liberale, që janë të gatshme të mbajnë një pjesë të barrës.

Edhe nëse një vend nuk është versioni i preferuar i një demokracie, SHBA nuk duhet tagënjejë veten. Ne nuk do të kemi asnjëherë unitet në përballje me Kinën, nëse merremi me kërcënimin e aleatëve. Kjo pikëpamje e re ndaj Evropës, duhet të luajë një rol edhe në politikën e Amerikës ndaj Rusisë.

BE nuk ka asnjë justifikim për të qenë aq e pafuqishme sa është aktualisht. Deri më sot, ajo nuk ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësi për veten e saj, duke refuzuar të përdorë mjetet e saj të lartpërmendura apo edhe të gjejë mënyra për t’u shkëputur nga gazi rus.

Nëse vazhdon kjo mungesë vullneti, SHBA nuk duhet të hezitojë që t’i lërë evropianët të kujdesen vetë për veten e tyre. BE nuk është një “adoleshente e zemëruar”. Evropa është një qytetërim mijëravjeçar,që po kërcënohet nga një fuqi e huaj. Ndaj duhet të fillojë të veprojë se e tillë.

Së dyti, SHBA duhet të mos e trajtojë më çdo problem si një “gozhdë”. Amerika i përdor sanksionet si një “çekiç”, kur me efektive do të ishte “bisturia”. Aktivistët e opozitës ruse kanë ofruar lista të individëve në rrethin e ngushtë të Putinit, ndaj të cilëve Perëndimi mund të vendosë sanksione.

Kur kemi sanksionuar Rusinë, pse kemi dështuar të ndëshkojmë këta individë? Një arsye mund të jetë, sepse të pasurit e Rusisë dhe të pasurit e Perëndimit janë miq (tek e fundit, fëmijët e tyre shkojnë shpesh në të njëjtat shkolla private). Nëse reforma kërkon që ne të zhvillojë një betejë kundër elitave tona, kështu qoftë. Por ne mund të hyjmë në një konflikt,ku elitat amerikane janë miq me palën tjetër.

Së treti, SHBA duhet të përdorë diçka të ngjashme me Doktrinën Reagan, por të shekullit XXI-të. Shtetet e Bashkuara duhet të zotohen, duke marrë hua nga doktrina origjinale epresidentit Ronald Reagan që të“të sfidojnë agresionin e mbështetur nga autokratët, dhe të sigurojnë të drejtat që kanë qenë tonat që nga lindja”.

Kjo qasje nuk do të rrezikonte jetën e amerikanëve, dhe nga ana tjetër do të siguronte shitjenë sasi të mëdha të armëve, por edhe ndihma të tjera për demokracitë e rrezikuara si Ukraina. Dhe kjo do të na jepte mundësinë ta linim Rusinë mënjanë, duke u fokusuar tek Kina.

Së fundmi, nëse Amerika do të heqë dorë nga mendësia e saj e shekullit XX-të, mund të mos ketë nevojë të shqetësohet as për Rusinë. Një Rusi e pa shqetësuar për krahun e saj perëndimor, do të shqetësohet përfundimisht për krahun e saj lindor:Kinën. Ndërsa kjo mund të jetë ende dekada larg, Amerika duhet të fillojë që tani të shohë nga e ardhmja./Bota.al

Bota rendi botëror Rusia