alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rusia fut Alexei Navalnin në listën e terroristëve

25/01/2022, 22:38
ne Bota
A A
Rusia fut Alexei Navalnin në listën e terroristëve

Autoritetet ruse kanë shtuar udhëheqësin e burgosur të opozitës Alexei Navalny dhe disa nga aleatët e tij kryesorë në regjistrin e terroristëve dhe ekstremistëve të vendit, masa e fundit në një goditje të shumëanshme ndaj mbështetësve të opozitës, mediave të pavarura dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.


-Lexo edhe:

“Nuk lëshojmë territor”, Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

Disfata e Putinit, ukrainasit hapin ekspozitë me tanket e shkatërruara ruse (Foto)

Alexei Navalny, kritiku më i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, si dhe tetë aleatë të tij, përfshirë ndihmësit kryesorë Lyubov Sobol dhe Georgy Alburov, u shtuan të martën në listën e grupeve dhe organizatave terroriste nga Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar të Rusisë. Ligji kërkon që llogaritë bankare të atyre që janë në listë të bllokohen.

Masa vjen vetëm një vit pas arrestimit të Navalnit, i cili shkaktoi një valë protestash masive nga më të mëdhat në të gjithë Rusinë në vitet e fundit. Politikani i opozitës u ndalua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj për trajtim mjekësor nga pasojat e helmimit me agjent nervor, për të cilin ai e ka fajësuar Kremlinin. Autoritetet ruse kanë mohuar përfshirjen në helmimin e tij.

Alexei Navalni aktualisht po vuan një dënim me 2.5 vjet burg për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht, në bazë të një dënimi për evazion fiskal të vitit 2014. Në muajt që pasuan, vëllai i zotit Navalny, Oleg dhe shumë nga aleatët e tij kryesorë, u përballën gjithashtu me akuza penale dhe autoritetet e shpallën Fondacionin për Luftimin e Korrupsionit, të zotit Navalni si dhe një rrjet të gjerë zyrash rajonale, si organizatë ekstremiste, duke paralizuar operacionet e tyre.

Autoritetet ruse gjithashtu kanë rritur presionin ndaj mediave të pavarura dhe grupeve të të drejtave të njeriut në muajt e fundit. Dhjetra media janë etiketuar si agjentë të huaj, një emërtim që nënkupton kontrolle shtesë nga qeveria në një përpjekje për t’i diskredituar ato.

Goditja ndaj Alexei Navalny dhe zërave të tjerë kundërshtarë në Rusi ka shkaktuar zemërim në Perëndim.

Të martën, zëdhënësi i BE-së për marrëdhëniet me jashtë, Peter Stano përsëriti se “kjo nuk është e pranueshme, dhe se ne e shohim këtë si një shtypje të vazhdueshme kundër zërave kritikë në shoqërinë ruse”.

Aktivistja ruse Lyubov Sobol, e cila arriti të largohej nga vendi, pas dy gjyqeve me akuza penale vitin e kaluar, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press të martën, se besonte se vendimi për të shtuar zotin Navalni dhe aleatët e tjerë në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, ishte marrë në Kremlin.

“Nuk ka absolutisht asnjë dyshim se vendimi në lidhje me çështjen time, atë të Navalnit dhe bashkëpunëtorëve të mi më të ngushtë, është marrë në Kremlin, me kontributin personal të Vladimir Putinit. Unë mendoj se ai i ka të gjitha çështjet që përfshijnë ekipin tonë nën një kontroll të veçantë dhe nuk është një vendim i marrë nga zyrtarë të rangut më të ulët”, tha zonja Sobol.

Ajo tha se vendimi ka shumë të ngjarë të ketë si synim të frikësojë rusët e zakonshëm, ndërsa u zotua, se ekipi i zotit Navalni, anëtarët kryesorë të të cilit janë larguar nga Rusia, do të vazhdojnë punën e tyre./ VOA

 

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

1239770553
Bota

“Nuk lëshojmë territor”, Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

22/05/2022, 21:31
Bota

Disfata e Putinit, ukrainasit hapin ekspozitë me tanket e shkatërruara ruse (Foto)

22/05/2022, 21:17
Bota

Parlamenti ukrainas shpall të paligjshme simbolet e ushtrisë ruse “Z” dhe “V”

22/05/2022, 20:27
Bota

Rusia kundër NATO-s, kush do të tërhiqet i pari? Lëshimet që palët pritet t’i bëjnë njëra-tjetrës

22/05/2022, 19:24
Bota

Vladimir Putin nxjerr në terren “terminatorët”, çfarë janë të aftë të bëjnë tanket që janë parë në Ukrainë?

22/05/2022, 18:51
Bota

Presidenti polak flet në Parlamentin ukrainas: Askush nuk mund të përcaktojë të ardhmen tuaj!

22/05/2022, 18:28
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Sa e varur është Evropa nga gazi rus?

Sa e varur është Evropa nga gazi rus?

Horoskopi për ditën e sotme, si do të jetë kjo e mërkurë

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In