Bota22 Korrik 2022, 08:26

Rusia hedh në aksion spiunët 60-vjeçarë, Ukraina arreston të moshuarën që i jepte informacione Moskës

Shkruar nga Pamfleti
Rusia hedh në aksion spiunët 60-vjeçarë, Ukraina arreston

Rusia e ka përqendruar tashmë vëmendjen te spiunazhi, me qëllim avancimin në Ukrainë.

Kievi ka arrestuar një agjent rus i cili po mblidhte informacion mbi vendndodhjen e pajisjeve ushtarake, pikat e kontrollit dhe infrastrukturën. Por interesantja është se agjentët zbuluan që spiuni ishte një grua e moshuar.

60-vjeçarja ukrainase kishte kryer akte spiunazhi si në kryeqytet ashtu edhe në rajon.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) zbuloi se komunkimi kryej përmes platformës Telegram.

“Armiku planifikoi t’i përdorte këto të dhëna për të synuar sulmet me raketa, si dhe për sabotim të mundshëm në Kiev. Qytetarja 60-vjeçare e Ukrainës mori detyra nga kuratorët e saj nga Federata Ruse dhe u dha atyre foto dhe vendndodhje gjeografike të objekteve ushtarake”, tha shërbimi ukrainas

Gruaja është arrestuar për tradhti, ndërsa hetimi vijon.

SSU tha gjithashtu: “Aksioni për ekspozimin dhe dokumentimin e aktiviteteve të paligjshme u kryen nga punonjësit e SBU në qytetin e Kievit, nën drejtimin procedural të Prokurorisë”.

Ndërkohë edhe britanikët kanë dhënë alarmin, pasi dyshojnë se Rusia ka aktivizuar shumë agjentë.

Bota Rusi Spiune