Bota22 Maj 2022, 19:24

Rusia kundër NATO-s, kush do të tërhiqet i pari? Lëshimet që palët pritet t’i bëjnë njëra-tjetrës

Shkruar nga Pamfleti

Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin po i afrohet me shpejtësi muajit të tij të tretë dhe gjatë kësaj kohe Moska dhe NATO janë përfshirë në një seri sulmesh e akuzash ndaj njëra-tjetrës.

Zhvillimet e fundit kanë bërë që Finlanda dhe Suedia të aplikojnë për anëtarësim në NATO, duke antagonizuar zyrtarët në Kremlin, të cilët lëshuan një paralajmërim të ri.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se kombet nordike kanë “mbështetjen e tij të plotë, të plotë dhe të plotë”, pavarësisht se Rusia paralajmëroi kundërpërgjigje.

Të premten, Moska njoftoi përgjigjen e saj dhe tha se “12 njësi ushtarake dhe divizione do të krijohen” në veriperëndim të vendit.

Pra, çfarë lëshimesh do të duhet të bënin Rusia ose NATO për të mos shkuar te konflikti i armatosur mes tyre.

Kërcënimi me armë bërthamore krijon një pengesë mjaft të ashpër për të dyja palët, në mënyrë që të mos përfshihen në një konflikt të plotë.

Rusia pjesërisht i ka shpëtuar përfshirjes së drejtpërdrejtë të NATO-s në luftën e Ukrainës falë faktit se Kievi nuk është anëtar i aleancës ose i Bashkimit Evropian.

Sipas statutit zyrtar të NATO-s, nëse një shtet i aleancës kërcënohet ushtarakisht, vendet e tjera duhet t’i dalin në mbrojtje. Për të shmangur një konflikt me NATO-n, Rusia mjafton të mos sulmojë asnjë shtet anëtar të aleancës.

Por  muajin e kaluar disa shpërthime misterioze në territorin e shkëputur moldav, Transnistria, kanë nxitur frikën se Moska po krijonte themelet për një pushtim të ri.

Rajoni është kryesisht rusishtfolës dhe tashmë ka një garnizon prej 1500 trupash nga Moska të stacionuara atje.

Në një përpjekje për të parandaluar shpërthimin e luftës në shkallë globale, anëtarët e NATO-s mund të miratojnë një qëndrim të ngjashëm me atë që po shihet aktualisht në Ukrainë.

Por ky vendim mund të krijojë një precedent të rrezikshëm dhe të shtojë ambicien e Putinit për të pushtuar shtete te tjera.

Nga ana tjetër Rusia do të detyrohet të kërkojë një marrëveshje me Kievin nëse situata në Ukrainë vijon në të njëjtën mënyrë. Flitet se janë vrarë mbi 25 mijë ushtarë edhe pse Moska  e mohon.  Përshtati “Pamfleti” nga “Express.co.uk”

Bota Lufte NATO Putin