Bota27 Prill 2022, 10:52

Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Bullgari dhe Poloni, reagon BE: Putini kërkon të na shantazhojë

Shkruar nga Pamfleti
Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Bullgari dhe Poloni, reagon BE:

Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Bullgari dhe Poloni, reagon BE: Putini kërkon të na shantazhojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të “shantazhojë” bllokun me gaz, pasi gjiganti i energjisë Gazprom ndaloi furnizimet në Poloni dhe Bullgari.

“Njoftimi i Gazprom është një tjetër përpjekje e Rusisë për të na shantazhuar me gaz. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Ne jemi duke hartuar përgjigjen tonë të koordinuar të BE-së. Evropianët mund të besojnë se ne qëndrojmë të bashkuar dhe në solidaritet me shtetet anëtare të prekura.”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Në një deklaratë të veçantë, Von der Leyen theksoi se ishte duke u zhvilluar një takim midis grupit të koordinimit të gazit të BE-së në mënyrë që të hartonin një përgjigje.

Kujtojmë se Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë pasi të dy vendet refuzuan të paguanin në rubla. Rusia kishte paralajmëruar vendet “jomiqësore” muajin e kaluar se do të duhet të paguajnë për gazin në monedhën ruse duke filluar nga 1 prilli, ose rrezikojnë të ndërpriten.
Mosmarrëveshja e pagesave kërcënon furnizimet me gaz që kanë vazhduar të rrjedhin, edhe pse trupat ruse bombarduan qytetet kryesore në Ukrainë dhe Perëndimi vendosi sanksione gjymtuese ndaj ekonomisë ruse.

BE-ja po planifikon të ulë konsumin e gazit natyror rus këtë vit, ndërsa përgatitet për një shkëputje të plotë me furnizuesin e saj të vetëm më të madh të energjisë. Por Evropa do të luftonte për të mbijetuar për një kohë të gjatë pa gazin rus dhe gjetja e burimeve alternative paraqet një sfidë të madhe logjistike.

Bota #furnizim BE Bullgari gaz Poloni Rusi shantazh Ursula von der Leyen Vladimir Putin