Helsinki, 20 maj– Furnizimi i Finlandës me gaz rus do të ndalojë të shtunën në mëngjes, njoftoi kompania shtetërore finlandeze e gazit “Gasum”.
“Gasprom informoi se dërgesat e gazit natyror për Finlandën sipas marrëveshjes për furnizimin e Gasum do të ndërpriten të shtunën, 21 maj, në ora 4 sipas kohës së Evropës së Mesme”, thuhet në deklaratën e Gasum.
Kompania deklaroi se do të vazhdojë t’i furnizojë klientët finlandezë me gaz nga burime të tjera përmes gazsjellësit “Baltik konektor”.
“Me kujdes po përgatitemi për këtë situatë dhe me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin për transportin e gazit, do të mund t’i furnizojmë të gjithë shfrytëzuesit tanë me gaz në muajt në vijim”, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Gasum”, Mika Vilanen.