Bota26 Tetor 2022, 09:14

Rusia nis stërvitjet bërthamore, reagon Pentagoni: Jemi të informuar!

Shkruar nga Pamfleti
Rusia nis stërvitjet bërthamore, reagon Pentagoni: Jemi të

Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se planifikon të kryejë stërvitje me forcat e saj bërthamore. Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, ndërkohë që nuk është pranuar të jepen më shumë detaje mbi këtë çështje, referuar faktit nëse stërvitjet përfshijnë lansimin e raketave balistike.

“SHBA-të janë informuar, dhe siç kemi theksuar më herët, është një stërvitje rutinore e Rusisë që mbahet çdo vit. Në këtë aspekt, Rusia po respekton obligimet për kontrollin e armëve”, tha zëdhënësi i forcave ajrore amerikane Patrick Ryder.

Sipas marrëveshjes START, Rusia obligohet që para kohës të informojë për lansimin e raketave të tilla, kanë shtuar zyrtarët e lartë ushtarak amerikanë. Stërvitjet ushtarake janë sfidë potenciale për SHBA-të dhe aleatët e saj, pasi presidenti rus Vladimir Putin haptazi ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Rusia në Këshillin e saj për Siguri, ka akuzuar se Ukraina po planifikon sulme me “bomba të pista”, pretendime këto që janë hedhur kategorikisht poshtë nga zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tyre perëndimorë duke e cilësuar si arsyetim të rusëve për eskalim të luftës. NATO theksoi se e di dallimin mes stërvitjes ushtarake ruse dhe çfarëdo lëvizje tjetër që do të mund të ishte një kërcënim bërthamor.

Bota Pentagoni Rusia stervitjet berthamore