Bota24 Shkurt 2022, 16:00

Rusia nis sulmet në Ukrainë, Lavrov: Jemi gjithmon për dialog që do na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartë

Shkruar nga Pamfleti
Rusia nis sulmet në Ukrainë, Lavrov: Jemi gjithmon për dialog

Mbyllja e hapësirës ajrore shkakton anulimin e udhëtimit të kryediplomatit rus

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaron se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur sulmet ushtarake në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, përcjell BBC News.

“Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s.”- tha ai, duke shtuar se: “Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”.

Sipas Lavrov, Rusia “do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së”.

Bota Lavrov sulmet ne rusi