Bota17 Maj 2022, 21:28

"Rusia nuk do të lejojë një Luftë të Tretë Botërore, por...", krahu i djathtë i Putinit tregon rastet përjashtimore

Shkruar nga Pamfleti
"Rusia nuk do të lejojë një Luftë të Tretë

"Rusia nuk do të lejojë një Luftë të Tretë Botërore, por...", krahu i djathtë i Putinit rrëfen rastet përjashtimore

Krahu i djathtë i Putinit, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Rusia nuk do të lejojë që Lufta e Tretë Botërore të shpërthejë.

Megjithatë, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus paralajmëroi se Kremlini do të jetë i detyruar të japë një “përgjigje të menjëhershme dhe super të fuqishme” në rast sulmi.

Rusia nuk do të lejojë që Lufta e Tretë Botërore të shpërthejë. Arsenali i armëve moderne, të besueshme dhe efektive sot ftohë ambiciet e atyre që janë gati të nisin Luftën e Tretë Botërore ne nuk do ta lejojmë këtë situatë. Por jemi të detyruar t’ju kujtojmë vazhdimisht se në rast të një sulmi ndaj ne do të jemi në gjendje të japim një përgjigje të menjëhershme dhe super të fuqishme. Për të zmbrapsur çdo agresion që kërcënon shtetin tonë”– shtoi ai, raporton Tass.

Bota #lufta në Ukrainë