Bota12 Janar 2023, 13:02

Rusia nuk heq dorë nga Soledar-i, Ukraina: Më shumë se 500 civilë kanë ngecur në qytet, evakuimi është i pamundur!

Shkruar nga Pamfleti
Rusia nuk heq dorë nga Soledar-i, Ukraina: Më shumë se 500

Rusia vijon sulmet për të nënshtruar qytetin e Soledar-it, por në të njëjtën kohë as ushtarët ukrainas të cilët janë duke luftuar pavarësisht humbjeve që kanë pësuar.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko ka deklaruar se më shumë se 500 civilë kanë mbetur në Soledar.

Duke folur në televizionin ukrainas mëngjesin e sotëm, Kyrylenko u shpreh se deri tani kanë mbetur 523 banorë. Shumica e njerëzve të mbetur janë mbi 50 vjeç. Midis tyre ka dhe fëmijë të cilët janë pa asnjë informacion. Ne po bëjmë çmos për t’i ndihmuar njerëzit të largohen.

Në lidhje me një evakuim të mundshëm, ai u shpreh se është e pamundur në këto kushte.

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Soledar ditët e fundit, mes disa prej luftimeve më të ashpra të luftës.

Bota Rusia Ukraina