Bota12 Mars 2022, 19:03

Rusia nuk njeh rregulla lufte/ Qëllohet autokolona e evakuimit në Kiev, 7 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti
Rusia nuk njeh rregulla lufte/ Qëllohet autokolona e evakuimit në

Rusia ka qëlluar një autokolonë evakuimi në Kievv, duke i marrë jetën 7 civilëve.

Shërbimi i inteligjencës ukrainase thotë se shtatë civilë kanë vdekur pasi trupat ruse qëlluan mbi një kolonë evakuimi në rajonin e Kievit.

Në një deklaratë, shërbimi inteligjent njoftoi: “Pas sulmit, pushtuesit i detyruan ata që mbetën të ktheheshin nga Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”.

Karvani po transportonte njerëz nga fshati Peremoha, në rajonin e Kievit.

Bota Rusi-Ukraine sulm civile