Bota16 Dhjetor 2022, 21:44

Rusia paralajmëroi se do të ketë pasoja nëse sistemet “Patriot” dërgohen në Ukrainë, DASH: Moska po provokon!

Shkruar nga Pamfleti
Rusia paralajmëroi se do të ketë pasoja nëse sistemet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratave të Rusisë, e cila pretendon se një dërgesë e mundshme amerikane e sistemeve raketore Patriot në Ukrainë do të çonte në pasoja të paparashikueshme dhe do të kërcënonte sigurinë globale.

DASH deklaroi se Rusia është e vetme përgjegjëse për provokimet në Ukrainë.

“Të vetmet masa provokuese që janë marrë gjatë gjithë këtij konflikti janë duke u bërë nga Rusia”, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel në një konferencë shtypi të premten.

“SHBA nuk është tani dhe nuk ka qenë ndonjëherë në luftë me Rusinë”, tha Patel.

CNN raportoi këtë javë se administrata e presidentit Joe Biden po finalizon planet për të dërguar sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një zyrtari të lartë të administratës.

Megjithëse Patel nuk njoftoi ndonjë ndihmë të re të sigurisë së SHBA-së për Ukrainën, ai tha se SHBA-të kanë bërë pikërisht atë që Presidenti Biden i tha Presidentit Vladimir Putin se do të bënim, që nëse Rusia sulmonte Ukrainën, ne do të ofronim ndihmë për sigurinë dhe ta ndihmojmë të mbrojë veten dhe të mbrojë integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.

Bota DASH Rusia sistemet “Patriot”