Bota24 Shkurt 2022, 20:41

“Rusia po bombardon spitalet në Ukrainë”, deklarata e Ministrit ukrainas të Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti
“Rusia po bombardon spitalet në Ukrainë”, deklarata e

Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko njoftoi se forcat ruse kanë goditur spitalet nëpër territorin e vendit.

“Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e Konventës së Gjenevës nga trupat ruse! Spitalet tona dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, duke punuar në të gjitha rajonet dhe do të ofrojnë kujdes në të gjitha rrethanat”, u shpreh Lyashko.

Putin e urdhëroi në orën 5 të së enjtes nisjen e sulmit në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë.

Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev, tek i cili nuk vonuan që të mbërrijnë sulmet ruse.

Shumë banorë të Ukrainës po e braktisin vendin, ndërsa të tjerë po nxitojnë drejt bunkerëve, stacioneve të metrove dhe bodrumeve.

Dëshmitarë okularë kanë thënë për CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, të cilët kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete.

Bota #pushtimi i Ukraines Biden bombardime Kiev Lufte NATO Putin raketa rendi botëror Rusi sanksione Sulm Ukrainë.