Bota24 Shkurt 2019, 14:05

Rusia reagon ashpër ndaj deklaratave të Ramës, ‘Shqipëria e Madhe’ tremb rusët dhe serbët

Shkruar nga Pamfleti
Rusia reagon ashpër ndaj deklaratave të Ramës,

Rusia reagon ashpër ndaj deklaratave të Ramës, ‘Shqipëria e Madhe’ tremb rusët dhe serbët

Nga Rusia me Vladimir Putin në krye, ka ardhur dush i ftohtë për shqiptarët! Kryeministri shqiptar Edi Rama u porosit të mbaj duart larg nga Kosova!, shkruajnë mediat serbe.

Mesazhet e Edi Ramës se Kosova është Shqipëri, nuk janë pritur mire në Rusi. Kundër këtyre deklarateve ka dalë zv.ministria e Jashtme ruse, Maria Zaharova: ‘Kjo është e pa papranueshm’, është shprehur ajo.

Kryeministrit shqiptar Edi Rama u dha ultimatum që t’i  mbajë duart larg nga Kosova, kjo për serbët do të thotë që Shqipëria ta harroj krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkruajnë media serbe Kurir.

Maria Zaharova, ka vlerësuar se është e pa pranueshme deklarata e Ramës për Kosovën si pjesë e Shqipërisë dhe se bashkimi i tyre nuk është plan B por plan A.
Zaharova shton se kjo do të krijojë stabilitet në Ballkan, dhe do ndikojë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kryeministri i Shqipërisë ka hedhur në zbatimi planin (bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë) e  korrigjimit të kufijve, e cila diskutuar vazhdimisht si negociatë mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është çështje e angazhimit në territorin e Serbisë dhe statusin e AP të Kosovës. Ne e konsiderojmë këtë si një shkelje të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Ne presim që Perëndimi t’i përgjigjet një deklarate të tillë dhe planeve gjeopolitike – tha Zaharova.

Më tej zv. Ministria e Punëve të Jashtme, shton se Moska nuk do të pranojë diçka të tillë, dhe nuk do të mbështesë demarkacionin me Kosovën.

Rajoni ‘Shqipëria e Madhe’ tremb rusët dhe serbët Rusia reagon ashpër ndaj deklaratave të Ramës