Bota23 Janar 2023, 07:54

Rusia rrit presionin, nis stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Kinën

Shkruar nga Pamfleti
Rusia rrit presionin, nis stërvitjet e përbashkëta ushtarake me

Një luftanije ruse e armatosur me armë lundrimi hipersonike të gjeneratës së re do të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me marinat e Kinës dhe Afrikës së Jugut në shkurt, raporton “Sky News”.

Raketat fluturojnë sa nëntë herë shpejtësinë e zërit, me një rreze prej më shumë se 1000 km (620 milje), pretendon Rusia. Ato përbëjnë pjesën qendrore të arsenalit të saj hipersonik, së bashku me automjetin rrëshqitës Avangard që hyri në detyrë luftarake në 2019.

“Admirali Gorshkov… do të shkojë në pikën e mbështetjes logjistike në Tartus të Sirisë dhe më pas do të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare me marinën kineze dhe afrikano-jugore”, sipas agjencisë shtetërore ruse, TASS.

Bota KIna Rusia