Bombardimet kanë vazhduar në pjesë të Ukrainës të shtunën, me sulme të raportuara në rajonet qendrore jugore.
Autoritetet në Dnipro, Ukrainën qendrore, thanë se infrastruktura nuk u dëmtua në sulmet e sotme, por mund të ketë përsëri ndërprerje energjetike, raportojnë skynews.
Ndërkohë, ata në qytetin jugor të Nikopolit raportuan për bombardime me predha të shumta.
Valentyn Reznichenko, guvernatori i rajonit, tha se rreth 60 raketa u lëshuan në qytet dhe fqinjin e tij, Marhanets, gjatë natës, por nuk raportohet për viktima.