Bota18 Maj 2022, 22:05

Rusia shton kërcënimet ndaj Finlandës dhe Suedisë: Reagimi ynë do të jetë ushtarak

Shkruar nga Pamfleti
Rusia shton kërcënimet ndaj Finlandës dhe Suedisë: Reagimi

Rusia ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën me ndërhyrje ushtarake pas kërkesës për të qenë pjesë e NATO-s.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se lëvizja e Moskës do të jetë befasuese.

Kjo pyetje është për Ministrinë tonë të Mbrojtjes. Vendimi do të merret pasi të merren parasysh të gjithë grupi i faktorëve dhe detajeve se si do të përparojë anëtarësimi i Finlandës në NATO. Bazuar në të gjitha ato parametra, do të merret një vendim, por së pari dhe mbi të gjitha nga ushtria”, theksoi Zakharova.

Ndërkohë mediat finlandeze i kanë bërë jehonë një deklarate të tillë, pasi kjo nuk është hera e parë që Moska kërcënon me pasoja ushtarake nëse aplikon për tu bërë pjesë e NATO-s.

Bota #finalnde #Zakharova Rusi Suedi