Bota14 Janar 2023, 18:36

Rusia sulm masiv në Ukrainë, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Dnipro

Shkruar nga Pamfleti

Pesë persona janë vrarë dhe 27 të tjerë  janë plagosur pas një sulmi me raketa në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro.

Guvernatori i rajonit, Valentyn Reznichenko, tha se gjashtë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve dhe të gjithë ishin në spital.

Sulmet vijnë teksa forcat ukrainase dhe ruse luftuan për kontrollin e Soledar, një qytet i vogël minierash kripe në Ukrainën lindore. Rusia tha se forcat e saj kishin marrë kontrollin e Soledar, por Kievi deklaroi se trupat e saj ishin ende duke luftuar në qytet.

“Ishte tragjedi. Unë kam shkuar në vendin e ngjarjes. Do të kalojmë nëpër rrënoja gjithë natën”, tha Borys Filatov, kryebashkiak i qytetit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shumë persona të tjerë janë ende nën rrënoja.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Lufte Rusi