Bota24 Nëntor 2022, 15:41

Rusia sulm me raketa mbi infrastrukturën energjetike ukrainase, Borrell: Jemi të shqetësuar, Evropa do të ndihmojë Ukrainën!

Shkruar nga Pamfleti
Rusia sulm me raketa mbi infrastrukturën energjetike ukrainase, Borrell:

"BE dënon me forcë kufizimet e talebanëve"/ Borrell: Fshirja e grave nga jeta publike, në shkelje të qartë të të drejtave themelore të njeriut

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, është shprehur i shqetësuar për situatën në Ukrainë, pas sulmeve ruse mbi infrastrukturën energjetike.

Gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, Borrell tha se shënjestrimi i impjanteve energjetike nga rusët mund të lërë popullin ukrainas pa ngrohje gjatë dimrit.

“Nuk mund të mos shqetësohemi për atë që po ndodh në Ukrainë. Si mund të mos na interesojë ajo që po ndodh në Ukrainë?  Nëse shikoni një hartë të Europës gjatë natës, do të shihni se e gjithë Europa është e ndriçuar dhe ka një pikë të zezë të madhe ku nuk ka drita. Është Ukraina. Një e treta e popullsisë vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Bombat ruse kërcënojnë të shkatërrojnë plotësisht prodhimin e energjisë elektrike, që do të thotë ngrohje në fund të dimrit. Ne jemi të shqetësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë”, tha Borrell, raporton La repubblica.

Shefi i BE-së tha gjithashtu se Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje kundërajrore për t’u përballur ndaj sulmeve ruse. Borrell tha se vendet evropiane do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kievin.

“Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje kundërajrore për t’u përballur me sulmet ruse të bazuara veçanërisht në sulmet me raketa. Vendet evropiane do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kievin”, shtoi Borrell.

Bota BE Borrell