Bota25 Mars 2022, 15:39

“Rusia të përjashtohet nga G20”, reagon Kremlini pas deklaratave të Joe Biden

Shkruar nga Pamfleti
“Rusia të përjashtohet nga G20”, reagon Kremlini pas

“Rusia të përjashtohet nga G20”, reagon Kremlini pas deklaratave të Joe Biden

Rusia duhet larguar nga grupi i 20 vendeve më të industrializuara të botës deklaroi presidenti amerikan Joe Biden.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe bota të vazhdojë të përqendrohet tek ajo çfarë po bën Vladimir Putin dhe tek jetët e njerëzve të pafajshëm që po humbasin. Arsyeja përse e kërkova takimin, është se ne duhet të qëndrojmë plotësisht të bashkuar.”- tha Biden

Por Kremlini reagoi duke thënë se dalja e Rusisë nga G20-ta nuk do të ishte një katastrofë për të. “Formati i 20 ekonomive më të mëdha të botës është i rëndësishëm vërtet. Por në situatën aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve të tij janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e jashtëzakonshme s`ka për të ndodhur”, u shpreh zëdhënësit i Putinit, Dimitry Peskov.

Më herët, ish- presidenti rus Dmitry Medvedev, sot zëvendësshef i Këshillit shtetëror të Sigurisë, deklaroi se do të ishte “budallallëk” të besohej se sanksionet e Perëndimit kundër bizneseve ruse mund të kenë ndikim në Qeverinë në Moskë.

“Nuk ka asnjë mundësi që këta biznesmenë të kenë qoftë edhe ndikimin më të vogël në lidershipin e vendit”, tha Medvedev, por analistët besojnë se ndëshkimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund t’i bëjnë presion Putinit për të ndryshuar strategjinë e tij.

Bota G20 Joe Biden Kremlini Rusia