Bota10 Prill 2022, 10:32

Rusia valë bombardimesh në Luhansk dhe Dnipro, sulmohen ndërtesa dhe pallate

Shkruar nga Pamfleti
Rusia valë bombardimesh në Luhansk dhe Dnipro, sulmohen ndërtesa

Forcat ruse kanë nisur sërish bombardimet në qytetet e Ukrainës. Mëngjesin e sotëm ka pasur një numër të madh predhash që janë lëshuar në Luhansk dhe Dnipro.

Në qytetin qendror të Dnipros, një person u plagos kur një ndërtesë u bombardua, tha guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko. Sipas raportimeve, ndërtesa u ndez në flakë dhe u desh ndërhyrja e specialistëve për ta shuar.

Ndërsa në qytetin Sievierodonetsk u sulmuan një ndërtesë shumëkatëshe u granatuan në qytetin Sievierodonetsk në rajonin e rrethuar të Luhansk, shkroi në Telegram guvernatori i provincës Serhiy Hayday. “Për fat të mirë, nuk ka viktima”, tha Hayday.

Guvernatori tha gjithashtu se banorët e Luhanskut do të kenë nëntë trena më 10 prill për të dalë nga rajoni ku, sipas zyrtarëve ukrainas, granatimet janë shtuar ditët e fundit dhe më shumë forca ruse kanë mbërritur. Ai tha se rreth 30 për qind e banorëve mbeten ende në qytete dhe fshatra në të gjithë rajonin dhe u është kërkuar të evakuohen.

Bota bombardime Lufte ruse