Showbiz 9 Shkurt 2022, 18:57

Sabiani prezanton babanë e tij me prindërit e Ilirit: I lumtur që në atë show, gjeta një mik, një thesar!

Shkruar nga Pamfleti

Sabiani prezanton babanë e tij me prindërit e Ilirit: I lumtur që në atë show, gjeta një mik, një thesar!

Iliri dhe Sabiani kanë krijuar një miqësi të veçantë në shtëpinë e BBV, ndaj edhe kur doli nga shtëpia, këngëtari vazhdoi me takimet me vajzën e balerinit, apo me prindërit e tij. Ai gjithashtu përcolli Emilyn në aeroport.

Së fundmi ai ka zbuluar se ka prezantuar edhe të atin e tij me prindërit e Ilirit.

“Prindërit sa me gjate t’i kemi, aq do jemi dhe te lumtur. Se njeriu nuk plaket asnjëherë kur ka prindërit, mbetet përherë fëmijë, i llastuar, i përkëdhelur, e i dashur dhe sikur askush mos ta doje ne bote! Sot bashke me babin tim, takuam prindërit e vëllait, Ilirit. Ndjehem i lumtur qe përmes një formati televiziv qe pretendohet te jete çdo gjë show, unë gjeta një thesar, një mik, e një familje te re qe e dua shume,”- shkruan Sabiani krahas postimit, teksa fansat kanë komentuar pozitivisht dhe e kanë përgëzuar Sabianin për këtë veprim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Big Brother Vip