
Saimir Tahiri sulmoi Donald Lu e Romana Vlahutin, vjen reagimi nga ambasadori i BE: Ata nuk punojnë kurrë vetëm!
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca gjatë një interviste në ‘Opinion’ ka reaguar për një deklaratë të bërë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për ambasadorët e larguar Lu dhe Vlahutin, për të cilët u shpreh se kishin tejkaluar kompetencat e tyre.
“Nuk mund të spekuloj për atë që ka thënë ish-ministri. Ajo që mund të them sa i takon BE, është se individë në pozicione të ndryshme, nuk punojnë kurrë vetëm. Ata mbështeten nga institucionet e tyre. Është e qartë që kështu funksionon, në periudhë afatgjatë veprime tyre janë veprimet e institucionit që përfaqësojnë”, u shpreh ambasadori.
Ndërsa në lidhje me çështjen e Tahirit, Soreca u shpreh se pret të përfundojnë hetimet për të pasur një pasqyrë të qartë të asaj se çfarë ka ndodhur.