Saimiri i Love Story ka zgjedhur njërën nga vajzat e Love Story për takim, pikërisht ditën e Shën Valentinit.
Në videot që vetë Saimiri ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, vështirë të kuptohet se kujt ia ka dedikuar ai të gjithë ditën e djeshme, por me qëllim i lë kureshtarë fansat dhe publikun, sepse ka diçka të bukur për të zbuluar.
Nga sa u kuptua, (të paktën nga pasazhet e videos), Saimir ka zgjedhur Generdën. Në një moment shumë të shkurtër dallohet një vajzë me kurriz, veshur me një fustan me temina në ngjyrë pudër dhe flokët duken si të Generdës: as të gjatë si të Merit e as të kuq si të Xhesit. Mos ndoshta kjo është një shenjë që tregon se Saimiri e ka bërë tanimë zgjedhjen e tij? Apo është e vërtetë që ata kanë qenë të lidhur që në Gjermani dhe e gjitha kjo është vetëm shfaqje?! /Pamfleti