Sport23 Qershor 2018, 14:20

Salah shpallet qytetar nderi në Çeçeni, e vlerëson njeriu i besuar i Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Salah shpallet qytetar nderi në Çeçeni, e vlerëson

Salah shpallet qytetar nderi në Çeçeni, e vlerëson njeriu i besuar i Putinit

Mohamed Salah vlerësohet si një nga lojtarët më me ndikim në botë. Lideri çeçen, Ramzan Kadirov, ka vendosur të nderojë yllin e Egjiptit dhe të Liverpulit, duke e shpallur atë “Qytetar Nderi” të Republikës së Çeçenisë. E ka deklaruar vetë Kadirov, i cili është shprehur:

 “Mohamed Salah është një “Qytetar Nderi” i Çeçenisë! Kam firmosur dekretin nderimin e lojtarit të madh të kombëtares egjiptiane dhe të Liverpulit”, – ka thënë lideri çeçen. Titulli do t’i jepet Salah në një darkë zyrtare, ku me mijëra të rritur dhe fëmijë do të kenë shansin të takojnë njërin nga lojtarët më të mirë në botë.

Që në fillim të Botërorit, kombëtarja e Egjiptit është vendosur në  Grozni, në kryeqytetin e Çeçenisë. Ecuria e kombëtares egjiptiane nuk ka qenë e mirë, pasi ata kanë humbur dy ndeshjet e para në grupin A, përballë Uruguajit (0-1) dhe përballë Rusisë (1-3). Gjithsesi, Salah, i cili ka shënuar vetëm një gol me penallti, gëzon respekt të madh kudo në botë në gjirin e sportdashësve. /Pamfleti Sport

Sport