SHBA ia ka bërë të qartë, se porta e PD nga jashtë, është “vija e kuqe” që ai nuk duhet ta kalojë si kryetar i ri-kthyer e së shpejti as si anëtar i kësaj partie, prandaj këto dy ëndrra “3-D”, që krimineli dhe krye-hajduti “non grata” po i pompon pas thirrjeve të kamikazëve për të uzurpaur PD dhe pushtetin me revolucion, janë presion hungërimash e rënkime përpëlitjesh të tij, në këtë moment kur po i ngushtohet “laku” i drejtësisë
Sjelljet e ditëve të fundit të Sali Berishës, prej hallit familjar që ka me drejtësinë, tregojnë çakërdisjen deri në degradim psiqik, që i ka shkaktuar deklarata e ambasadores Yuri Kim, se qeveria e SHBA nuk do ta përfill personin “non grata” në asnjë pozicion publik qoftë.
Këtë situatë të vështirë ç’ekuilibrimi mendor, ai e manifestoi me betimin se kur të bëhet së shpejti kryetar i PD dhe kryeministër, nuk do ta pranojë në zyrë krye-diplomaten amerikane pa kërkuar falje.
Pyetja nuk bëhet, nëse Sali Berisha do ta mbajë apo jo këtë betim, por a do arrijë të ri-bëhet përsëri kryetar i PD dhe kryeministër, siç deklaroi dhe në foltoren para gruas së tij “non grata” e grave “gramafon” që kishte mbledhur Albana Vokshi me listë pagesë.
Uzurpimi i PD zyrtare, është një ëndërr “3-D”, të cilën personi “non grata” e di që nuk do ta arrijë dot, qoftë edhe sikur Lulzim Basha të mbetet vetëm me kryesinë dhe kryetarët e rretheve. Ndaj prej 1 muaji, Berisha ka nisur spërdredhjet hipokrite me procedurat e Statutit.
Sali Berishën e gënjeu mendja e para 9 shtatorit, se pas nisjes së lëvizjes “Foltore”, Basha do t’ia dorëzonte vulën e PD dhe do largohej vetëm me një mesazh nga Agron Kuliçaj, por ndeshi rezistencën e tij të fortë me shpërfillje e më pas, me kundërsulm të mbështetur dhe nga SHBA.
Berisha i ka provuar shpërfilljet dhe goditjet e heshtura amerikane kur e ka tepruar zullumin, konkretisht, me izolim total pas rënies nga pushteti i piramidave e deri sa u “edukua”; ndërsa pas pushtetit të 2013-ës me braktisje totale pa asnjë ftesë e vizitë në zyrë as nga krerë të BE.
Para 6 muajsh, Sali Berisha provoi dhe goditjen fatale “non grata”, për shkak se prej 3 vitesh financoi sulmin e ashpër kundër reformës amerikane në drejtësinë shqiptare, me synimin për të uzurpuar drejtimin e saj, nëpërmjet skenarëve që bëri me Ilir Metën.
Paçka se nëpër foltore, u thotë brohoristëve se më 11 dhjetor do futet në selinë e PD, Saliut i është bërë e qartë nga fuqia që e shpalli “non grata”, se porta e PD nga jashtë saj, është “vija e kuqe” të cilën nuk duhet ta kalojë me si kryetar i rikthyer i PD, madje së shpejti as si anëtar i kësaj partie.
Ëndërr “3-D” është dhe deklarata se së shpejti do bëhet kryministër, por ai e di tashmë, se nuk do ngjitet më në atë kolltuk, qoftë edhe sikur të jetë përsëri 30 vjeç, siç i thonë nëpër foltore.
Jo vetëm për moshën sa përvjetori i çlirimit të Shqipërisë këtë vit, por dhe për shkak se është kontingjent i afërt i drejtësisë, Sali Berisha nuk ka për ta shijuar më kolltukun kyeministror, qoftë edhe sikur të ketë nën komandë 100 parti politike të mbushura me kamikazë e të financuara nga miliardat e tij dhe të Ilir Metës.
Profili i tij në sytë e shqiptarëve para e pas 2013-ës, dosjet e rënda kriminale e korruptive të ri-hapura nga SPAK, me hetime të FBI dhe skeda penale amerikane “non grata”, përveç ëndërrimit nuk i krijojnë asnjë mundësi për marrjen e postit kryeministror.
Këto dy ëndrra “3-D”, që Berisha po i pompon pas thirrjeve të kamikazëve, për të uzurpuar PD me forcë dhe për të marrë pushtetin me revolucion, janë presion hungërimash dhe rënkime përpëlitjesh të tij, në këtë moment kur i ka mbaruar vaji kandilit dhe po i ngushtohet “laku” i drejtësisë./Pamfleti