Aktualitet21 Shtator 2022, 15:40

Sali Berisha drejt izolimit total, Von der Leyen paralajmëron sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha drejt izolimit total, Von der Leyen paralajmëron sanksione

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të izolohet totalisht. Pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, pritet që dhe Bashkimi Europian të vendosë sanksione ndaj personave që janë të përfshirë në afera korrupsioni.

Ka qenë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ajo e cila informoi vendet e Unionit se ka ardhur koha për një epokë të re në luftën kundër korrupsionit. Ajo ka thënë se për herë të parë do të futet një mekanizëm i ri, siç është ai i sanksioneve.

“Nëse duam të jemi të besueshëm kur kërkojmë nga vendet kandidate të forcojnë demokracitë e tyre, ne gjithashtu duhet të çrrënjosim korrupsionin”, tha ajo.

Sipas “Euro News”, sanksionet mbi të drejtat e njeriut janë një mjet i ri masash brenda Unionit, ndërkohë deri tani në listën e zezë janë futur kryesisht individë nga Rusia, Kina, Libia dhe Eritrea. Pra nga tani e në vijim, do kemi sanksione dhe për individë nga brenda BE dhe vendeve që asistojnë të bëhen pjesë e saj, siç është Shqipëria.

Kambanat bien për ish-kryeministrin Berisha. Ai u sanksionua fillimisht nga SHBA, si i përfshirë në afera korrupsioni. Ndërkohë këtë vit të njëjtën gjë bëri dhe Britania e Madhe. Ndërkohë sinjalet janë se dhe vetë Unioni mund të ketë sanksione, çka do të bënte që Berisha të mos e kalonte dot as Adriatikun./Pamfleti

Kryesore BE Berisha sanksione