Dosja e zezë25 Janar 2023, 10:34

 Sali Berisha i vrau, Edi Rama vazhdon u përdhos kufomat në varr

Shkruar nga Pamfleti
 Sali Berisha i vrau, Edi Rama vazhdon u përdhos kufomat në varr

 Sali Berisha i vrau, Edi Rama vazhdon u përdhos kufomat në varr

Kaq! Si përfundim cikli i politikës shqiptare vazhdon të jetë i njëjtë, ndryshojnë nga një herë vetëm emrat e protagonistëve. E thënë shkurt dhe për rastin konkret cikli është: Berisha i vrau, ndërsa Rama ua rrotullon trupat në varr çdo 21 janar.

Edhe sikur të na ishte kursyer publikimi i audios së pretenduar i vrasjeve të 21 janarit 2011 në Bulevard, përkujtimi me karafila dhe fytyrat e vrerosura të kësaj qeverie do të ishte mjaftueshëm neveritës. Si çdo vit, edhe këtë vit, Rama me të vetët e bëri ritualin. Doli në Bulevard dhe bashkë me familjarët e 4 të vrarëve, bëri homazhet e radhës duke prekur gurët e bulevardit. I njëjti skenar,  i njëjti show.

Veçse këtë vit, ministri i tij Ulsi Manja, i kërkoi SPAK-ut të hapë hetimet dhe të vlerësojë një audio ku pretendohet se dëgjohet urdhri për të qëlluar mbi civilët që, me 21 janar 2011 protestonin në Bulevard, përpara Kryeministrisë, nën drejtimin e atij që sot është ulur në kolltukun e Kryeministrit, Edi Rama.

Pse ndodhi kjo gjë pikërisht tani?

Nëse na paska ekzistuar një audio që mund të vërtetojë se Lulzim Basha apo Sali Berisha provohet se kanë dhënë urdhër verbal për të qëlluar, pse u prit ceremonia përkujtimore për tu publikuar. A ka prapavijë, si fillim, politike kjo gjë?

Të mos harrojmë se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe PD-ja nuk është në ditën më të mirë të saj. Çdo guralec që bie në dritaren e PD-së së përçarë dhe arnuar prish punë. Dhe duke hedhur sytë në të shkuarën, pas zhdukjes nga qarkullimi të ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që për 8 vjet shërbeu si patericë e pushtetit të Edi Ramës, duke parë se si Rama ia ka dalë me sukses të heqë një nga një gurët e themelit të PD-së, me qetësi dhe pa rënë në sy, kjo e audios së 21 janarit duket ashiqare që ka diçka tjetër nën të.

Por edhe sikur të mos ishte kjo. Sa vlerë ka rihapja e kësaj dosje dhe pse askush nuk del ta thotë të vërtetën?     

Së pari, duhet të rikujtojmë atë që është e qartë si drita e diellit dhe, me apo pa prova, është e pranuar nga të gjithë: vrasjet në bulevard me 21 janar 2011 janë një krim i pastër shtetëror. Sali Berisha nëpërmjet vasalit të vet të asaj kohe, Lulzim Basha, vrau njerëz të pafajshëm që po zbatonin të drejtën e tyre për të protestuar. Por Sali Berisha ishte pushteti i asaj kohe dhe pushteti ka edhe gurin, edhe arrën. Njësoj si ky pushteti i sotëm. Procesi që u zhvillua atëkohë ishte vetëm një farsë e shëmtuar. Ekspertiza e bërë nga partnerët vërtetoi se provat u falsifikuan, se serveri i Kryeministrisë u fshi, gëzhojat u zhdukën dhe prokurorët nuk u lejua të bëjnë punën e tyre. U dënuan disa njerëz, por urdhëruesit e vërtetë e mbajtën pushtetin dhe vazhdojnë sot e gjithë ditën të jenë në jetën politike dhe ekonomike.

Për fat të keq, për rastin në fjalë, nuk është vetëm kjo fatkeqësia.

Problemi kryesor qëndron në faktin se me aq sa iu dha publikut për të parë e dëgjuar, nga audio nuk ka implikim të drejtpërdrejtë as Sali Berisha e as Lulzim Basha. Thuhet diku se ka dhënë urdhër Ministri i Brendshëm (Lulzim Basha), por a mjafton kjo si provë? Nga sa është dëgjuar deri tani personi i vetëm i implikuar është vetëm ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi, i gjykuar dhe dënuar një herë për këtë krim. Kjo e bën krejtësisht të papërdorshme provën e famshme të re, për “rastësi” të zbuluar ditën e përkujtimores së të vrarëve të 21 janarit. Sepse, siç e ka shpjeguar edhe avokati i viktimave të kësaj tragjedie, Dorjan Matlja, reforma në drejtësi e ndryshoi nenin 449 të kodit penal, duke sanksionuar se edhe nëse dilte një provë e re për këtë çështje, ai që ishte dënuar njëherë nuk mund t’i nënshtrohej sërish gjykimit. Ky fakt e ka vulosur atë dosje një herë e përgjithmonë.

Nga ana tjetër, vetë gazetari që e ka publikuar audion, as ka vënë dorën në zjarr për autenticitetin e saj dhe as ka dhënë receta që mund të çojnë drejt zbulimit të së vërtetës me fakte. Ai hodhi indicien dhe me të drejtë tha se tani është radha e Prokurorisë ti çojë gjërat më tej.

Por a mund të këtë një rihapje, rigjykim dhe në fund dënim të atyre që i shkaktuan këto vrasje në të vërtetë? Kjo ka pak mundësi të ndodhë.

Prandaj më shumë se audio, urdhri apo emri, ky është thjeshtë një spektakël i stisur si shumë të tjerë që për disa ditë do të tërheqë vëmendjen nga skandalet e momentit, do ti bashkohet ngjarjeve të Big Brother-it dhe njerëzit do të bëjnë sehir duke harruar bukën, ujin, kushtet mizerabël të jetesës.

Nga ana tjetër Qeveria do të vazhdojë të aktroje edhe nja 2-3 ditë sikur po bën namin të zbardhet e vërteta, ndërsa opozita do të vazhdojë lojën me tezën e Ramës që tentoi grushtin e shtetit dhe pastaj u fsheh”.

Të humburit e vërtetë, familjarët e të ndjerëve do të mjaftohen me shijen e mirë që Kryeministri ua vari edhe sivjet e të paktën i kujtoi të rënët e shpallur dëshmor, e u çoi edhe nga një karafil në shenjë kujtimi.

Kaq! Si përfundim cikli i politikës shqiptare vazhdon të jetë i njëjtë, ndryshojnë nga një herë vetëm emrat e protagonistëve. E thënë shkurt dhe për rastin konkret cikli është: Berisha i vrau, ndërsa Rama ua rrotullon trupat në varr çdo 21 janar./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare #Edi Rama vazhdon u përdhos kufomat në varr #Sali Berisha i vrau