Aktualitet23 Prill 2022, 09:03

Sali Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Blinken, gjyqtari i Parisit nuk gjykon dot persona jashtë F

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Blinken,

Sali Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Blinken, gjyqtari i Parisit nuk gjykon dot persona jashtë Francës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka pranuar publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Edhe pse gjatë këtyre muajve pasi u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar dhe madje është shfaqur optimist se ka paditur Sekretarit Blinken në një gjykatë në Parisë në Francë.

Por duket se e gjitha kjo ka qenë një propagandë, pasi gjyqi ndaj Blinken nuk është regjistruar kurrë në shtetin francez, siç pretendon Berisha.

Kjo gjë është pranuar dhe pohuar edhe nga vetë ish-kryeministri Berisha, i cili i pyetur në një intervistë televizive, se si po shkon gjyqi në Francë ndaj Blinken, u shpreh se dy faktorë janë kundër duke përmendura faktin që asnjë nuk është shtetas francez, dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet duke pranuar kështu se gjyqi ka dështuar.

 “Avokati po merret me të, do të më njoftojë. Nuk merrem unë fare, ai ka bërë padinë. Dy faktorë janë kundër dhe janë shumë të fortë: Fakti që asnjë nuk është shtetas francez, dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet. Tani të them çfarë ka në favorin tim. Në favorin tim është një ligj ndërkombëtar i pashkruar: shpifja dënohet aty ku del. Si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar, ndaj imuniteti mund të jetë ose mund të mos jetë. Unë nuk kam paditur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi gjykata është shumë e kushtueshme”, tha ai.

Ndër të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë shumën që ka paguar për avokatin francez, i cili ka ngritur padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se ka paguar një shumë rreth 7 mijë e 200 euro, e cila sipas tij është më e lira që mund të paguante ndaj çdo avokati në Shqipëri. “A ta them, e them për herë të parë, avokati më ka kushtuar vetëm 7 mijë e 200 euro. a 7 mijë e 100 a 7 mijë e 200, nuk jam i sigurt, por pak a shumë, kjo është vlera. Më lirë se çdo avokat që do të gjeja në Shqipëri”, deklaroi ai, raporton Sot.

Berisha flet për shpalljen “non grata”

Ndërkohë, ish-kryeministri akuzon amerikanët se i kanë shkelmuar dinjitetin dhe që është nuk e pranon diçka të tillë. Ai madje theksoi se u shpall “non grata” nga Amerika, vetëm e vetëm se është shprehur kundër Xhorxh Sorosit, për të cilin shprehet se i ka shkaktuar shumë dëm demokracisë shqiptare.

 “Kam refuzuar çdo lobim. Mund të kontraktoja kompani lobimi, kam pasur ofertat nga më bindëse dhe nuk e kam bërë. Ajo kërkon negocim, unë negocim nuk mund të bëj, sepse kjo do të thotë që hajde ti dhe shpif për mua dhe hajde negocio për mua që të heq shpifjen. Kam pasur oferta nga më të sigurta dhe nuk kam për të barë. Nëse kërkojnë të folur mirë, të falur nuk kërkojnë se nuk i lejon arroganca. Më kanë shkelmuar dinjitetin dhe nuk jam dakord për negociata. Unë në atë regjim kam qenë i privilegjuar. Edhe në rrafshin shoqërore dhe atë shkencor. Unë kam pasur fat të publiko në mbarë botën. Pse unë vendosa ti kundërvihem atij regjimi, për asgjë tjetër vetë, për dinjitetin tim. Të dalësh dhe të akuzosh në këtë mënyrë pa pasur një fakt dhe asnjë dokument, unë kam pasur të vetëm akuzë në Evropë si tepër pro amerikan. Unë Soros e konsideroj si njeriun që i ka shkaktuar shumë dëme demokracisë në Shqipëri”, nënvizoi Berisha.

Kryesore Antony Blinken DASH gjyqi në Francë Sali Berisha SHBA