Politike14 Shtator 2018, 08:19

Sali Berishës nuk i mbajnë më nerva, kërcënon me skenare dhune: Jam i gatshëm dhe për grusht shteti

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berishës nuk i mbajnë më nerva, kërcënon me

Sali Berishës nuk i mbajnë më nerva, kërcënon me skenare dhune: Jam i gatshëm dhe për grusht shteti

sh-kryeministri Sali Berisha nuk ndahet dot nga skenarët e dhunës. Edhe përgjatë intervistës së djeshme në “Opinion”, ai deklaroi se nëse do të ishte vetë në krye të opozitës, atëherë mazhoranca aktuale do të ishte rrëzuar me dhunë dhe grusht shteti. “Opozitën e tanishme nuk e krahasoj me opozitën time. Ka bërë opozitë dhe opozitë të fortë. Unë do të bëja gjithçka që ta hiqja Ramën dhe me metoda që ju do t’i kritikoni. Në kushtet e grushtit të shtetit reagohet me të gjitha mjetet. 

Pa diskutim, për mosbindje civile ”, theksoi ish-kryeministri. Gazeta e ka raportuar gjithmonë që Berisha ka një qëndrim radikal për përdorimin e dhunës dhe madje e shtyn edhe liderin aktual të PD, Lulzim Basha drejt këtyre skenarëve. Një gjë të tillë e faktoi edhe vetë ai mbrëmjen e djeshme. Sakaq, përgjatë intervistës ai “kërcënoi” se nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk largohet qeveria aktuale. “Me zgjedhje? S’ka zgjedhje! Zgjedhjet i ka banda tani. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën”, u shpreh Sali Berisha. Sipas tij, opozita nuk vjen dot në pushtet nëse më parë nuk rrëzon me forcë Ramën. Sa i përket pretendimeve se Lulzim Basha ka marrëveshje në heshtje me Edi Ramën, Sali Berisha e ka mohuar një gjë të tillë. 

Berisha është shprehur kundër gjithashtu për një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në vijim të intervistës ai ceku pak edhe çështjen e kufirit Kosovë-Serbi, ku përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij kundër. “Është jashtë çdo lloj koncepti europian. Ballkani është më i pasur se çdo rajon tjetër me minoritete. Problemet nuk janë minoritetet, por janë mazhoranca. Pse e ka Serbia dhe Rusia këtë përqendrim kaq të madh në Mitrovicë? I kujt ishte projekti i shkëmbimit? Projekti është i Beogradit. A e dini ju se një nga kundërshtarët e kësaj është Kryeministri i Bosnjës? Ai është serb. Kosova nuk i ka asnjë lloj borxhi Serbisë. Serbia i ka borxh Kosovës”, deklaroi dje Sali Berisha.

Politike