Aktualitet27 Mars 2019, 15:34

Salianji nuk i ndahet “Babales”, nis betejën ligjore me drejtuesit e policisë dhe prokurorët

Shkruar nga Pamfleti

Salianji nuk i ndahet “Babales”, nis betejën ligjore me drejtuesit e policisë dhe prokurorët

 Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka kallëzuar penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe prokurorët e çështjes “Babale”.

Ish-deputeti demokrat i marrë si i pandehur për këtë çështje ka marrë këtë vendim, pasi publikoi dy përgjime të reja në lidhje me dosjen “Babale”, ku thuhet se implikohen drejtpërdrejt drejtuesit e Policisë së Fierit, të cilët nga përgjimet dalin sikur kanë paguar Alizotin, i etiketuar si dëshmitari i rremë.

Salianji tha më herët se prokuroria nuk i ka zbardhur qëllimisht përgjimet e Alizotit me drejtorin e Policisë së Fierit, ndërsa drejtues të lartë në këtë komisariat janë përgjuar disa herë me Alizotin, të cilit i kanë dhënë para për të dhënë një dëshmi të rreme në lidhje me çështjen “Babale”.

codramol
smile

Aktualitet Babale Ervin Salianji