Aktualisht, Sali Berisha është në gjendje psikologjike e në pozita publike penale të njëjtë me ish-presidentin Ben Ali të Tunizisë në vitet 2011-2012, kur ky avokati francez i Saliut, nuk mundi ta shpëtonte dot nga gjykimi e dënimi me burgim të përjetshëm. Në këtë situatë Ben Ali dha 10 arka me flori dhe u fsheh e vdiq në Arabinë Saudite. Kjo mundësi shpëtimi nuk ekziston për Saliun jo se nuk ka flori, miliarda e pasuri, por sepse si “non grata” është nën mbikëqyrje të plotë “non stop”, për të mos iu shmangur përballjes me drejtësinë
Rropatjes, sikletit dhe shpenzimeve të mëdha financiare, që Sali Berisha ka bërë e po vazhdon të bëjë, për të legalizuar ligjërisht Foltoren si PD dhe veten si kryetar të kësaj partie, i është shtuar dhe tmerri prej gjykimit të pritshëm në Shqipëri e SHBA.
Shpresat për t’i shpëtuar gjykimit, si ish-President e ish-kryeministër me dosje për korrupsion, vrasje në protesta, pengim drejtësie e krime të tjera, Sali Berisha i kishte vetëm te procesi gjyqësor kundër DASH e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Por 1 javë më parë, pranoi publikisht, se gjyqi në Francë nuk do bëhet, për shkak se Sekretari Blinken, nuk mund të hetohet, pyetet e gjykohet nga asnjë gjykatë jashtë SHBA.
Ka zëra që thonë, se këtë ligj ndërkombëtar, avokati francez Jean Yves le Borgne, ia kishte bërë të qartë Sali Berishës, qysh në kontaktin e parë në muajin maj 2021, por “non grata” këmbënguli e pagoi, që Kërkesë-Padia të dorëzohej në gjykatën specifike të Parisit.
Saliu e mbajti të fshehtë sqarimin e avokatit francez dhe thoshte të kundërtën, mbasi i interesonte të rekrutonte sa më shumë deputetë, ish-deputetë, ish-drejtorë, militantë e kriminelë në lëvizjen Foltore, që filloi për të uzurpuar PD-në e për të bërë presion ndaj DASH
Pra, prej viti, në çdo intervistë, konferencë shtypi e takim me militantët nëpër qytete, Saliu gënjente “dërrçe”, se gjoja gjyqi në Francë ka nisur, e sipas tij do t’i hiqej damka “non grata” dhe sekretari Blinken, do t’i kërkonte falje publike.
Tashmë, që gjyqi fantazmë në Francë i doli bllof, Sali Berisha ka nisur përpjekjet për t’i shpëtuar procesit të gjykimit, që SPAK e Gjykata Speciale po i përgatisin në Shqipëri, por dhe gjyqit për provat e vendimit “non grata” që po i bëhet gati në SHBA.
Egërsia e Saliut kohët e fundit në media e parlament, servirur si gjoja lëvizje për të mbrojtur interesat e popullit e vendit, realisht është luftë për të evituar përballjen e tij me drejtësinë; prej të cilës i janë rihapur, dosjet për krimet që ka bërë, gjatë periudhës si president e kryeministër.
Pas dështimit të gjyqit kundër DASH, Sali Berisha është në gjendjen psikologjike dhe pozitat publike të ish-presidentit Ben Ali të Tunizisë në vitet 2011-2012, kur ky avokat francez i Saliut, nuk mundi ta shpëtonte dot nga gjykimi e dënimi me burgim të përjetshëm, gjersa ai dha 10 arka me flori dhe u fsheh e vdiq në Arabinë Saudite.
Kjo mundësi shpëtimi nuk ekziston për Saliun, jo se nuk ka flori, miliarda e pasuri, por sepse si “non grata” me rrezikshmëri të lartë, Sali Berisha është nën mbikëqyrje të plotë “non stop”, për të mos iu shmangur përballjes me drejtësinë./Pamfleti