
Saliu, është bërë si “129”-ta dhe “0900”-at e bashkive, s’heq dorë nga “zanati vjetër” i përgjim-denoncimit
Tipik, si personazh i fjalës së urtë popullore: “Më thuaj se nga vjen, kush ke qenë e çfarë ke bërë, të të them se ku ke mbetur, cili je dhe çfarë po bënë”. Me krenari, në fund të çdo publikimi, berisha vendos incialet “sb”, që nënëkuptojnë nofkën “Spiuni Berisha”
Para 40 vitesh, revista “Hosteni” botoi një shkrim me titull “Kush do të di, se çfarë ndodh në Tiranë, le të pyes në Tepelenë”, ndërsa tani, thuhet: “Kush do të di, se çfarë ndodh në Shqipëri, le të pyes hafijen Sali” dhe ky opinion është fakt, të cilin vetë Sali Berisha e ka krijuar dhe po e përforcon si bindje, në çdo orë të ditës e natës, me lloj-lloj denoncimesh që publikon në “FB”.
Tipa si Strazo, Ristani, Noka, Shehi, Murrizi, Pollo e Fahriu, të cilët sajojnë e tregojnë “barcaleta denigruese” për “doktorin”, thonë se “SHIKU-Sali”, furnizohet me lajme nga “Qytetari digjital”, që në rastin konkret, janë kryetarët e degëve PD në rrethe, të ngarkuar vetëm me një detyrë: Të përgjojnë e dhe informojnë Saliun, me “info” edhe sa herë shkojnë në “WC”, ata që Saliu “fut në listën” e sulmit.
Çdo ditë, Saliu njofton për policë që kërkojnë lekë në rrugë, për zyrtarë që shkojnë vonë në punë, për mësues që nuk shpjegojnë mësim, për mungesë uji nëpër lagje, për ngrohje dhelprash në male, për familje që vuajnë për bukë, për dhunë ndaj gazetarëve, për rrëmbim biznesmenësh e fëmijësh, për hajdutë koncesionesh, për oligarkë mafiozë, për rënie gurësh nga mali e për djegie supe në çerdhe fëmijësh.
Megjithëse 74 vjeç (lindur 1 muaj para ikjes së gjermanit të fundit), Saliu nuk po heq dorë nga “zanati vjetër” i rinisë, kur kryente misionin e përgjim-denoncimit të “armiqve të partisë e të popullit”, por atëherë bënte denoncime “të mbyllura: tek shefi sigurimit, ndërsa tani i bënë të hapura.
Aq komik është bërë Saliu me “Qytetarin digjital”, sa policët, agjentët e SHISH, zyrtarët e bashkive, urgjencat mjekësore, punonjësit e kanalizimeve dhe recepsionistet e materniteteve, po e përdorin si “plan pune ditor”, për të mësuar se ku ndodhin grabitje, ku karamabolohen makina, ku ka të sëmurë, ku rrëshqasin gurë e nuk ka ujë, ku ka gra në rrezik dështimi e ku bllokohen puseta ujërash të zeza.
Si për çudi, por me shumë krenari, Saliu e konfirmon edhe vetë “zanatin e vjetër” të “1200”-çit, mbasi në fund të çdo denoncimi në “FB”, ai firmos me inicialet “s.b”, që nënkuptojnë nofkën: “Spiun Berisha”.