
Avokati Spartak Ngjela ka ngritur dyshimet se protesta e organizuar nga opozita më 12 nëntor, ishte e organizuar nga Rusia për të destabilizuar vendin. Sipas Ngjelës, protesta u zhvillua në të njëjtën kohë kur serbët në veri të Kosovës dhe në Mal të Zi krijuan tensione.
“Protesta nuk u shty, por kur ishte e caktuar data, një ekspert gjerman më tha “Sa herë ka konflikt mes Serbisë dhe Kosovës, duan të trazojnë gjërat. Në datën 12 edhe në Mitrovicë kishte përplasje nga serbët ekstremë, edhe në Mal të Zi e njëjta gjë. Ndodhi në të njëjtën orë. Konflikti i madh që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë është në Mitrovicë. Ajo e datës 12 ishte e gjitha organizuar si në Mal të Zi edhe në Kosovë, u bë edhe në Tiranë. Nuk është gjë e mirë, Saliu duhet të ketë mendjen, kaq i them! Nuk ka rëndësi si apo sa, po është Rusia brenda është anti-amerikan, kaq them.” – tha Ngjela.
Ndër të tjera Ngjela foli për mundësitë e bashkimit të Partisë Demokratike. Ai tha se një bashkim do ishte në favor të tij, për të rregulluar marrëdhëniet me SHBA-të, të cilat u prishën pas shpalljes së tij non-grata.
“Berisha e la vendin pa opozitë. Saliu e ka në favor bashkimi ne PD, ashtu mund të krijojë zbutje me pushtetin amerikan për të zbutur marrëdhëniet. I duket se duke krijuar forcë do trembë Amerikën. Kjo është e kotë. Ai nuk ka vota. Pyetja është ‘A është i pavarur ky?’. Po të ishte klienti im do i thosha tërhiqu nga kjo çështje.”- u shpreh Ngjela në “Breaking”.