
Saliun e mori në qafë “kunata”
Është tharë ta përqafojë vëlla Edi Ramën, por në mes rri një kunatë. Nuk ka vdekur mes fishekësh kjo, as film ende nuk është bërë, por meqë Saliu ja di kimetin, e ka pagëzuar me emrin e njohur Kimete.
Shkruan Sokol Pepushaj
Sali Berisha, kunatit që punonte në fabrikën e fishekëve në Gërdec, nuk ja tha kurrë emrin. Njihte të birin, Shkëlzenin, ministrin Fatmir Mediu dhe një amerikan, Diverolin… Të gjithë bashkë demolonin municione luftarake e paketonin fishekë të skaduar kinezë, duke përfituar miliona dollarë.
Kunatit të Gërdecit, pasi vdiq, ju bë një film në Hoollywod, prandaj nisi të trajtojë kujtesën e vet si ekuacion në kujtesën e të tjerëve.
Dy vitet e fundit, qysh kur u dekorua me atë non-gratën që po e ngre çdo ditë drejt majave të pushtetit dhe autoritetit, doktori u bë metaforë.
Është tharë ta përqafojë vëlla Edi Ramën, por në mes rri një kunatë. Nuk ka vdekur mes fishekësh kjo, as film ende nuk është bërë, por meqë Saliu ja di kimetin, e ka pagëzuar me emrin e njohur Kimete.
Këtej nuk kalohet lumi pa u lagur.
Në gramatikën tonë emër më të shenjtë se Juri, nuk di të ketë. Edhe këtë Jurinë, komision vendimmarrës, ndryshe liderë të BE-së, që vijnë këtu më datën 6 dhjetor për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, nuk e le “shëndosh” Saliu me “ushtrinë” e tij.
Nuk e njohin fare për Juri, pasi në gramatikën e politikës sonë ky emër ka bërë reaksion, e ka zëvendësuar me Kimete. Këtej secili ka nga dy deri shtate emra e nuk është hataja.
Letrarët me ese dhe Saliu me Kimeten kanë audiencë.
Ja, eseja është e bukur, ta lexoi edhe Kimetja vetë.
Tre vjet më parë, kur Kimetja erdhi nuse në fshatin tonë, u bë si magnet për sytë e të gjithëve.
Kështu është zakoni tek ne…
Fshat me bagëti është, por ama i kanë sytë ‘dac’ prej tek veshja e nuses, me fustan të shkurtër apo të gjatë; me takat e larta apo të pagomuara; me kostume me ngjyra të çelëta apo këmishat e bluzat që nxjerrin hiret provokuese në pamje, se jo të gjithë i urrejnë mëkatet.
Pastaj vlerësohet detergjenti i rrobave, parfumi, mënyra e sjelljes, shijet, prej tek bananet e “Bana King” e drei tek “Peshqit” që janë meny, sigël lajmesh, reklamë, modë.
Edhe nuset është në modë të bien pak në sy.
Meqë jeta në fshat është si në pëllëmbë të dorës, nuset zakonisht shfaqin tendenca që të bëjnë diferencën e të fillojnë, si i themi ne me ‘këmbë të mbarë’.
Kështu e nisi kunata e Saliut, me kujdesin për demokracinë në familje.
Ky kujdes nuk ishte me fat për Saliun.
Vëlla Edit i ndërroi statusi.
“Rilindja” është bjeshkë e bukur me lule ku Babloku duhet të ecë deri tek Mali me Gropa.
Atje i duhet patjetër të vendosë formacionet “luftarake” se mos sulmojnë vëllezërit Ilir Meta e Sali Berisha.
Po, ish Presidenti, atje e ka lënë t’i japë fund jetës, nëse amerikanët e ngucin tek pasuria.
Po ç’do Amerika thua ti?
Ehe, Sali Berisha dikur ishte burrë shteti dhe kishte lidhje andej. Edhe ish Presidentin Donald Trump, mik e ka, mos e nënvlerësoni. Pastaj veç zotit Trump, edhe kunatë Kimetja, e dini nga është.
Nëse nuk pyetni, ok, nëse pyetni, e morët vesh.
Kur edhe pa emra ju kuptoni gjithçka, jeni në rrugë të mirë, ju dhe ne.
Po Saliu dhe Iliri pse sot shihen me sy të keq nga gjithë fshati?
Ashtu mendon kunata dhe disa që kanë provuar dorën e keqe dhe të rëndë të tyre, por jo bizneset, të fortët, vëlla Edi dhe ca miq andej nga fshati i Kimetes.
Se po, edhe kunata e Saliut fshatare është, ç’tjeter? Edhe e varfër po që po. Se vetëm pushtetarët e politikanët që nuk kanë rroga fare pasurohen.
Ata bëjnë edhe spektakël, si Saliu këto ditë.
Kunata Kimete, ja ka sjellë në majë të hundës. I ka nxjerrë në pritë ca të “fortë” dhe i ka vënë kufi tek ajo thana ku hipë e shan sa kënaqet e ëma e Zeqos.
Aty, tek thana me 6 dhjetor do kenë kallaballëk Saliu dhe Iliri.
Kanë thirrur gjithë fshatin t’u nxjerrin gjuhën atyre burrave e grave të BE-së që shtrojnë sofër kuvendi, jo po Samiti BE-Ballkani Perëndimor, jo po kështu do ecim me tërhiq e mos këput, e vidh ç’të dalë përpara.
Asgjë nuk është e sigurtë, mbani vesh, përveç kësaj që shohim të gjithë se Saliun e mori në qafë “kunata”./Pamfleti