Politike 6 Dhjetor 2022, 12:02

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama-gazetarëve: Mos pini verë që në mëngjes

Shkruar nga Pamfleti
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama-gazetarëve: Mos pini verë

Sot kryeqyteti jonë mirëpret liderë nga 27 vende europiane dhe 44 delegacione në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor.

Për rrjedhojë prej orëve të para të mëngjesit Rama priti  liderët e  BE-së, për ti shoqëruar më pas në brendësi të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.

Gjatë pritjes Rama foli për gazetarët e huaj, që ndodhen në ambiente e jashtme të “Air Albania”.

Kryeministri tha se samiti i sotëm është një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ndërsa përbën një sinjal të fortë të vetëdijes evropianë, se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.

Me batuta Rama tha se nuk kishte se si mos ti priste liderët evropian pa diell.

“Sollëm diellin për ju”, u tha Rama gazetarëve. Ndërkohë i “ngacmoi” duke u thënë mos të konsumojnë të gjithë verën, që u dha gazetarëve të huaj mëngjesin e sotëm.

“Këtu është roc and roll, në Bruksel është vetëm simfoni. Këtu është shumë pak më e mërzitshme atmosfera se Brukseli. I patë të gjithë, ishin të lumtur. Mos e pini të gjithë verën që morët në mëngjes”, tha Rama.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Këshilli Europian  bën me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”.

“Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Politike gazetarët Rama Samiti